Burg përjetë për “El Chapo”, gjykata në SHBA merr vendimin

Publikuar tek: bota, më 16:26 17-07-2019 Burg përjetë për “El Chapo”, gjykata në SHBA merr vendimin Joaquin 'El Chapo' Guzman gjatë ekstradimit në SHBA

Bosi famëkeq meksikan i drogës Joaquin "El Chapo" Guzman është dënuar me burgim të përjetshëm plus 30 vjet nga një gjykatë në SHBA.

Vendimi u morr ditën e sotme, e mërkurë, nga gjykata federale në Bruklin. Guzman u dënua për një sërë akuzash që lidhen me trafikimin ndërkombëtar të sasive të mëdha të drogës, vrasje dhe pastrim parash.

62-vjeçari u dërgua për gjykim në SHBA pas dy arratisjeve spektakolare nga burgjet në Meksikë.

Vendimi i burgimit të përjetshëm është i formës së prerë, pa asnjë kusht të mundshëm lirimi.si

Guzman foli para trupës gjykuese, përpara se të jepej dënimi, dhe tha se atij iu mohua një gjykim i drejtë.

“El Chapo” ishte kreu i kartelit Sinaloa, përgjegjës për një numër vrasjesh, pastrim parash dhe trafikimit të sasive të mëdha të kokainës në mbarë botën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070240497589111
array(1) { ["section"]=> string(62) "burg-perjete-per-el-chapo-gjykata-ne-shba-merr-vendimin-172510" }