Burgim të përjetshëm për autorin që vrau burrin e të dashurës më sëpatë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:29 07-05-2015 Burgim të përjetshëm për autorin që vrau burrin e të dashurës më sëpatë Foto ilustruese

Prokuroria e Fierit kërkon dënim me burgim të përjetshëm për shtetasin Emiljano Yzeiraj, i  akuzuar për vrasje me paramendim Jetmir Lazaj.

Hetimet konkluduan se viktima është qëlluar me sëpatë, e cila i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme dhe shkak i  vrasjes ishte fakti që autori kishte një lidhje intime me bashkëshorten e viktimës dhe ai ishte  pengesë për vijimin e kësaj lidhjeje. Ngjarja e ndodhur më datë  13.01.2014, në fshatin Kalenjë të Mallakastrës.

 

"Argumentat në mënyrë të përmbledhur në të cilat bazohet prokuroria e Fierit

Sa më sipër, 1. Fakti që shtetasi Emiljano Yzeiraj ka kërkuar që të takojë shtetasin Jetmir Lazaj më datë 13 Janar 2014; 2. Fakti që ky shtetas e ka mohuar faktin që e njeh shtetasin Jetmir Lazaj dhe që të jetë takuar me këtë shtetas më datë 13 Janar 2014; 3. Fakti që shtetasi Emiljano Yzeiraj ka njoftuar shtetasen Marsela Lazaj se kishte ardhur “budallai” në Aranitas, duke shfaqur përçmim ndaj tij; 4. Fakti që shtetasi Emiljano Yzeiraj pasi ka kryer veprën penale, i ka fshirë të gjitha fotografitë dhe mesazhet e dërguara nga shtetasja Marsela Lazaj; 5. Fakti që shtetasi Emiljano Yzeiraj pasi ka kryer veprën penale, nga ora 17.49 e në vijim nuk ka komunikuar më me shtetasen Marsela Lazaj; 6. Fakti që shtetasi Emiljano Yzeiraj kërkonte vazhdimisht besimin e shtetases Marsela Lazaj, që ajo të martohej dhe të kryenin marrëdhënie seksuale; 7. Fakti që shtetasi Emiljano Yzeiraj shprehej se do ta rregullonte ai këtë punë apo muhabet, pasi shtetasja Marsela Lazaj i shprehej se ajo ishte e martuar dhe me fëmijë; 8. Fakti që shtetasi Emiljano Yzeiraj është parë nga shtetasi Isa Avdulaj rreth orës 14.40 në vendin e quajtur “Thana e Vogël”, ku do të kalonte më pas shtetasi Jetmir Lazaj; 9. Fakti që shtetasi Emiljano Yzeiraj është larguar menjëherë sapo ka konstatuar shtetasin Isa Avdulaj që po afrohej drejt vendit ku ndodhej ai dhe ka shpejtur hapat që ky shtetas të mos e arrinte; 10. Fakti që shtetasi Flatun Behaj ka parë dy persona të cilët njiheshin dhe po bisedonin, ku personi që po ecte në këmbë mbante në dorë një sëpatë jo shumë të madhe, kishte lëkurë të bardhë, flokë të zeza, me balluke të ngritura lart, mbante veshur një bluze me ngjyrë jeshile të zënë, i cili ishte më i ri se shtetasi Jetmir Lazaj rreth 19- 20 vjeç dhe kishte një gjatësi rreth 170-175 centimetra, të dhëna të cilat përputhen plotësisht me karakteristikat e shtetasit Emiljano Yzeiraj; 11. Fakti që nga akti i ekspertimit traseologjik rezultoi se plagët janë shkaktuar nga një sëpatë, si dhe përmasat e plagëve përputhen me të dhënat teknike të sëpatës së sekuestruar në banesën e shtetasit Bledar Yzeiraj, e cila nuk ndodhej në banesën e këtij shtetasi në orën 15.30 të datës 13 Janar 2014;12. Fakti që shtetasi Emiljano Yzeiraj jo vetëm që ka kërkuar të takohej me shtetasin Jetmir Lazaj, por ka improvizuar edhe një situatë normale bisedash dhe gallate (lojë),1 ndërkohë që e përçmonte, tregon karakterin kriminal dhe qetësinë shpirtërore paraprake të një vrasësi gjakftohtë; 13. Fakti që shtetasi Bilbil Beqiraj para se të afrohej tek vendi ku ka gjetur të vdekur shtetasin Jetmir Lazaj, ka parë një djalë duke ikur me vrap në drejtim të fshatit Aranitas, ku banon shtetasi Emiljano Yzeiraj, tregon jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm të nderuar gjyqtarë se shtetasi Emiljano Yzeiraj, është autori i vrasjes së shtetasit Jetmir Lazaj. Është ky shtetas i cili, kishte interesin, mundësinë, mjetet, kohën, qetësinë e nevojshme shpirtërore dhe përçmimin për të goditur me sëpatë në kokë, jo një herë, jo dy herë, por tre herë shtetasin Jetmir Lazaj. 1.1 Si përfundim, bazuar në faktet, rrethanat dhe provat e grumbulluara gjatë hetimeve paraprake, rezultoi se shtetasi Emiljano Yzeiraj është autori i figurës së veprës penale “Vrasjame paramendim” e kryer për interes sipas paragrafit të dytë, të parashikuar nga neni 78§2 i K.Penal, të shtetasit Jetmir Lazaj", thuhet në hetimin e Prokurorisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KLSH kallëzon 3 punonjës të QSUT për shkelje të barazisë në tendera
Rreshjet e shiut përmbytin rrugët e Kukësit »
Article Logic
Execution time: 0.01185417175293
array(1) { ["section"]=> string(77) "burgim-te-perjetshem-per-autorin-qe-vrau-burrin-e-te-dashures-me-sepate-10581" }