Burgjet jepen me PPP,…por këtë radhë në romanin ‘fiction’ të Zija Çelës mbështetur te aktualiteti i vendit

Publikuar tek: aktualitet, më 12:32 08-11-2019 Burgjet jepen me PPP,…por këtë radhë në romanin ‘fiction’ të Zija Çelës mbështetur te aktualiteti i vendit Shkrimtari Zija Çela - kopertina e librit

Shkrimtari Zija Çela vjen këtë vit në panairin e librit me një roman të ri “Lavjerrësi i qytetit”, botim i shtëpisë botuese Toena. Siç shpjegon vetë shkrimtari për lexuesit e tij, ngjarjet zhvillohen në qytetin e Burgasit, ku të burgosurit rebelohen, madje bëjnë grevë urie, sepse institucioni është mbushur plot e përplot, raporton newsbomb.al.

Atëherë, në roman, ndërhyn edhe kryeministri, që u drejtohet qytetarëve të ndershëm, nëse do të pranonin sipas mundësive, të mbanin në shtëpitë e tyre ata që vuajnë dënimin, përsa kohë u ka mbetur. Dhe çuditërisht, qytetarët pranojnë. Fillon transferimi “I të pandershmëve, tek të ndershmit”. Dhe në roman, do të zbulohet se çfarë katrahure ndodhi në këtë bashkëjetesë.

Zija Çela thotë se nuk ka një kohë se kur zhvillohen ngjarjet, por nga mënyra sesi janë treguar e sesi janë rrëfyer, frymëzim kanë qenë ngjarjet që përjeton vendi sot, nga gazetaria investigative, te Byroja Kombëtare e Hetimit, e deri tek pushteti i kapur, korrupsioni, e shkelja e të drejtave, raporton newsbomb.al.

Shkrimtari me një përshkrim të tillë siç ia ka bërë romanit të vet, do të ketë sukses të padiskutueshëm.

74934657_1401133503406828_6235099749834293248_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073230266571045
array(1) { ["section"]=> string(110) "burgjet-jepen-me-ppp-por-kete-radhe-ne-romanin-fiction-te-zija-celes-mbeshtetur-te-aktualiteti-i-vendit-185153" }