Burgjet në SHBA po ndalojnë leximin e kësaj kategorie librash, arsyeja

Publikuar tek: bota, më 16:44 23-06-2019 Burgjet në SHBA po ndalojnë leximin e kësaj kategorie librash, arsyeja

Departamenti i Burgjeve në shtetin e Oregonit në SHBA ka vendosur t’i ndalojë të burgosurve leximin e një sërë librash rreth teknologjisë dhe programimit, duke shprehur shqetësimin për sigurinë.

Sipas disa dokumenteve të publikuara nga “Salem Reporter”, Departamenti i Burgjeve në Oregon ka ndaluar dhjetra libra mbi teknologjinë dhe programimin, përfshi edhe librat që vijnë me postë, duke u siguruar që asnjë prej tyre të mos bjerë në duart e të burgosurve.

Në kodin e departamentit nuk ka në fakt ndalim të ndonjë kategorie të caktuar të librave, por çdo libër kontrollohetindividualisht për të vlerësuar kërcënimin potencial.

Shumë libra për gjuhën e programimit janë cilësuar si “libra që kërcënojnë” dhe janë klasifikuar në kategorinë e programimit kompjuterik.

Disa prej librave të ndaluar janë ata të orientuar drejt hakerimit, siç është edhe “Black Hat Python” i Justin Seitz dhe që mbartin një kërcënim më të pastër për Departamentin e Burgjeve, që trembet se të burgosurit mund t’i përdorin si mjete për të kompromentuar sistemin e tyre.

Megjithatë në këtë listë janë futur edhe disa libra më elementarë si “Ëindoës 10 for Dummies”, “Exel for Dummies” dhe “Google Adsense for Dummies (për fillestarët)”.

Por Andy Rathbone, autori i “Ëindoës 10 for Dummies” thotë se libri i tij nuk shihet si i rrezikshëm në botën e jashtme, madje është domosdoshmëri për shumë vende pune. Ai shprehet i sigurtë se libri i tij nuk përmban asnjë informacion që mund të kompromentojë sistemin e burgjeve.

Rathbone shikon një problem të madh te mos-mësimi i programeve bazë kompjuterike të burgosurve, aftësi që do t’u nevojiten kur të ribëhen pjesë e shoqërisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023908853530884
array(1) { ["section"]=> string(76) "burgjet-ne-shba-po-ndalojne-leximin-e-kesaj-kategorie-librash-arsyeja-169419" }