Burgu i Durrësit pa ujë, familjarët me bidona në duar: Skan ujë as për të pirë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:58 11-01-2017

Të afërmit e rreth 300 të dënuarve dhe të paraburgosurve që gjenden në IEVP-në e Durrësit, kanë ngritur shqetësimet e të afërmve të tyre. Me bidonë në duar, ata kanë shkuar sot në burg për t’iu dërguar ujë.

Prej ditësh burgu është pa ujë, as në dushe e as për të pirë, aq sa gjendja konsiderohet shumë e rëndë deri në përhapje të sëmundjeve infektive nga ana e të dënuarve.

“DurrësLajm” i kërkoi një prononcim drejtorit të IEVP-së, por polici roje tha se drejtori nuk ka asgjë për të thënë dhe kërkoi që gazetarët të largohen nga dera para këtij institucioni të vuajtjes së dënimit.  

Moti i keq ka shkaktuar pezullim të seancave gjyqësore në gjykatën e Durrësit për personat e dënuar dhe ata në paraburgim. Tetë të dënuar dhe të paraburgosur që kishin seancat gjyqësore ditën e sotme, nuk janë paraqitur në gjykatë, sepse automjetet që bëjnë transportin e tyre kanë pësuar defekte në çarje tubash nga ngrica dhe acari.    

Po kështu, të dënuarit pohuan se i gjithë burgu ka mbetur pa ujë të pijshëm dhe pa ujë në dushe prej disa ditësh.

Kjo situatë ka ardhur pas arrestimit të drejtorit të burgut Astrit Kotaj, i akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me lirimin e Lulzim Berishës dhe shpalljen në kërkim policor të ish-juristit të burgut Tedi Labi.

Ndjekim deklaratat e të afërmve të të dënuarve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rikthehen reshjet e dëborës në qarkun e Korçës, ja aksi rrugor i pakalueshëm
Dëbora ‘mbërthen’ Gjirokastrën, në të gjitha akset lëvizja e automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë »
Article Logic
Execution time: 0.011443853378296
array(1) { ["section"]=> string(82) "burgu-i-durresit-pa-uje-familjaret-me-bidona-ne-duar-skan-uje-as-per-te-pire-65192" }