Burrat luftojnë për TREGJET në Samitin G7, por ZONJAT E PARA provojnë Sangria dhe speca të kuq (PARALAJMËRIMI I ZONJËS MACRON)

Publikuar tek: bota, më 10:27 26-08-2019 Burrat luftojnë për TREGJET në Samitin G7, por ZONJAT E PARA provojnë Sangria dhe speca të kuq (PARALAJMËRIMI I ZONJËS MACRON)

Ndërsa liderët botërore janë duke diskutuar sesi të zgjidhin çështje të rëndësishme për luftën e tregjeve mes SHBA dhe Kinës në samitin G7, bashkëshortet e tyre kanë kaluar ditë relaksuese në Francë.

Zonja e Parë Melania Trump, Brigitte Macron, bashkëshortja e presidentit francez dhe Jenny Morrison bashkëshortja e kryeministrit Australian Scott Morrison, ishin në grupin e atyre që provuan Sangria në një fshat afër Biarritz, vendit ku po mbahet samiti G7.

Nuk është e vështirë të dallohet zonja e Pare Trump, që është veshur me një fustan të bardhë Calvin Klein.

Zonja Macron që ishte veshur me një fustan të kuq, ishte mikrpritësja perfekte ndërkohë që u tregonte bashkëshorteve të liderve të botës qendrën e qytetit Espelette, që përfshiu edhe një ndalesë në një dyqan local verërash për të provuar Sangria.

“Vetëm një këshillë, mos pini shumë” u dëgjua paralajmërimi I zonjës Macron për bashkëshortet  e grave të burrave më të fuqishëm të botës. Ajo tha se Sangria ishte shumë e mirë ndërkohë që e provonte dhe mbante gotën në dorë.

Zonjat e para gjithashtu vizituan një dyqan tekstilesh, një dyqan buke dhe një dyqan këpucës përpara se të ndalonin në kishën Saint Etienne, të shekullit të 16-të në qytetin Bask përpara se të ndalonin për drekë.

Zona që vizituan është e njohur për specat e kuq të quajtur Pimet d’Espelette. Ky spec u përdor edhe gjatë darkës së shtruar për të shtatë liderët në Biarritz gjatë të shtunës.

69350450_2561481560584773_4241674113430585344_n.jpg

69170515_2286531891621932_7584347396407033856_n.jpg

69258103_2412701838962116_2567905901977534464_n.jpg

68940902_422359608374823_7581378775141580800_n.jpg

69329014_638672896625765_1353619064286609408_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091228485107422
array(1) { ["section"]=> string(130) "burrat-luftojne-per-tregjet-ne-samitin-g7-por-zonjat-e-para-provojne-sangria-dhe-speca-te-kuq-paralajmerimi-i-zonjes-macron-176351" }