Burrat shqiptarë s’ndalen, 37-vjeçarja mbrohet menjëherë nga gjykata pas dhunës së bashkëshortit

Publikuar tek: aktualitet, më 10:57 01-09-2017 Burrat shqiptarë s’ndalen, 37-vjeçarja mbrohet menjëherë nga gjykata pas dhunës së bashkëshortit

Burrat shqiptarë nuk ndalen. Një tjetër, grua, bashkëshorte, ka marrë dje një urdhër të menjëhershëm mbrojtje nga gjykata, për shkak të dhunës së burrit ndaj saj.

Kur mbarë opinioni publik në vend u traumatizua nga vrasja e gjyqtares ditën e djeshme, një burrë nga fshati Cikallesh i Elbasanit nuk ndalet duke dhunuar keq gruan e tij.

Bëhet fjalë për 48 vjeçarin Agron Tashi, i cili ditën e djeshme ka dhunuar keq bashkëshorten e tij, K.Tashi, 37 vjeçare.

Tashi ushtroi dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke e detyruar këtë të fundit të shkojë drejt e në dyert e policisë së Elbasanit.

Menjëherë uniformat blu vendosën masën e arrestit ndaj 48 vjeçarit. Ai akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a të Kodit Penal.

Nga dita e djeshme, janë shtuar zërat e personave publikë që kërkojnë ashpërsimin e kodit penal për të gjithë ata që ushtrojnë dhunë në familje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12503910064697
array(1) { ["section"]=> string(101) "burrat-shqiptare-s-ndalen-37-vjecarja-mbrohet-menjehere-nga-gjykata-pas-dhunes-se-bashkeshortit-90835" }