Burrë e grua në gjendje kritike për jetën, u plagosën me armë zjarri brenda banesës në Allias

Publikuar tek: aktualitet, më 22:20 19-01-2020 Burrë e grua në gjendje kritike për jetën, u plagosën me armë zjarri brenda banesës në Allias Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët mbrëmjen e sotme në Allias, ku nga të shtënat me armë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Nga të dhënat paraprake mësohet se të shtënat me armë janë dëgjuar rreth orës 21:45 nga të gjithë banorët në rrugën “Njazi Meka” dhe ngjarja ka ndodhur brenda një banese.

Për pasojë ka mbetur i plagosur një burrë dhe bashkëshortja e tij. Të dy janë dërguar me urgjencë në spital por ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Identiteti i të plagosurve nuk dihet ende, po ashtu edhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.

Informacion paraprak nga Policia:

Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri çifti i bashkëshortëve shtetasit P. L dhe A.L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes

hfghrtj5rj5rj.jpg

Foto nga vendngjarja

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.51004695892334
array(1) { ["section"]=> string(99) "burre-e-grua-ne-gjendje-kritike-per-jeten-u-plagosen-me-arme-zjarri-brenda-baneses-ne-allias-192536" }