Burri e rrihte, pronari e mashtroi, 46-vjeçarja: Rrezikoj të ngelem me vajzën në mes të rrugës

Publikuar tek: aktualitet, më 13:02 17-03-2017 Burri e rrihte, pronari e mashtroi, 46-vjeçarja: Rrezikoj të ngelem me vajzën në mes të rrugës

Historia e saj e vuajtjeve është jo e rrallë në Shqipëri por ndërsa dikush gjen një dritë në fund të tunelit apo një rreze shprese, Mimoza ka kaluar gjithmonë nga një tunel në tjetrin.

Ajo rrëfen problemet e saj sociale dhe ekonomike në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të gazetares Evis Ahmeti.

Mimoza Karamani është 46 vjeçe dhe vjen nga Drenova e Korçës. Viti 1999 do të ishte për të viti i ndryshimeve të mëdha. U martua me Qetësorin dhe ndërtuan së bashku një jetë të përbashkët të re. Por pikërisht atëherë kur priste që t’i gëzohej çdo çasti, gjithçka mori një tjetër rrjedhë. U njoh me përbuzjen, fyerjen, dhunën permanente fizike dhe psikologjike. Bashkëshorti abuzonte me alkoolin dhe nën efektin e tij bëhej i dhunshëm.

Kjo situatë vazhdonte edhe kur në jetë erdhi vajza e tyre Maria. E detyruar dhe e gjendur në të tilla kushte u divorcua, gjykata vendosi që ajo të kishte në kujdestari të bijën dhe apartamenti i tyre i vogël të ndahej në 2 pjesë.

Për shkak të mospagesave të pensionit ushqimor shtëpia kaloi e gjitha në emrin e Mimozës. Me përpjekjet e shumta të sajat dhe ndihmat nga familjarë të afërm dhe komuniteti arriti të rriste Marian e cila sot është 18 vjeçe. Por problemet e tyre vazhdojnë ende. Prej disa vitesh ajo punonte në një punishte ëmbëlsirash dhe pronari ka vendosur në një kredi emrin e saj dhe të punonjësve të tjerë. Aktualisht është dhënë një vendim gjykate, pronari është arrestuar, por ajo po rrezikon shumë dhe nëse nuk arrin dot të shlyejë detyrimin ndaj bankës, do të humbasë shtëpinë.

Mimoza bën apel që kjo situatë të zgjidhet në mënyrë që ajo dhe Maria të mos përfundojnë në rrugë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndërron jetë aktori i njohur, burri i këngëtares së madhe Irma Libohova
Grabiti dyqanin e celularëve, arrestohet 30-vjeçari (Emri) »
Article Logic
Execution time: 0.010746955871582
array(1) { ["section"]=> string(97) "burri-e-rrihte-pronari-e-mashtroi-46-vjecarja-rrezikoj-te-ngelem-me-vajzen-ne-mes-te-rruges-72237" }