Burri humb në kazino 600 mijë lekë e ikën nga shtëpia, gruaja e kërkon me polici

Publikuar tek: aktualitet, më 10:11 09-04-2015 Burri humb në kazino 600 mijë lekë e ikën nga shtëpia, gruaja e kërkon me polici Foto ilustruese

Ndodh edhe kështu. Gruaja denoncon në polici se burri i ka ikur nga shtëpia, policia vihet në lëvizje për të gjetur burrin e zhdukur, por kthehet duarbosh, sepse pasi e gjen, ai nuk do të kthehet në shtëpi.

Eshtë historia e regjistruar dje në komisariatin e Tiranës kur shtetasja R.Gj 27 vjeç u ka thënë oficerëve të policisë se bashkëshorti me inicialet B.Gj, po 27 vjeç është larguar nga shtëpia. Menjëherë policia vihet në lëvizje dhe e gjen bashkëshortin e gruas në qytetin e Durrësit. Para oficerëve të policisë ai ka deklaruar se është larguar nga banesa me dëshirë, sepse kishte humbur në kazino plot 600 mijë lekë të vjetra.

Por kjo do të thotë se për të telashet nuk marrin fund. Pas denoncimit të bashkëshortes, ai duhet të përballet edhe me ligjin. Policia njofton se materialet për këtë rast i kaluan prokurorisë së Tiranës për të vlerësuar se çdo të bëjë me këtë rast. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilli i Ministrave miraton sistemin e patentës me pikë
Arrestohen dy djemtë Elis Pasha e Henri Talo nga Laçi, përdhunuan në një motel dy vajza »
Article Logic
Execution time: 0.012151002883911
array(1) { ["section"]=> string(84) "burri-humb-ne-kazino-600-mije-leke-e-iken-nga-shtepia-gruaja-e-kerkon-me-polici-8207" }