Burri i Olta Gixharit qenka më romantik seç mendonim, ja dhurata e ëmbël që i bëri aktores për ditëlindje (FOTO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:43 09-07-2020 Burri i Olta Gixharit qenka më romantik seç mendonim, ja dhurata e ëmbël që i bëri aktores për ditëlindje (FOTO) Olta Gixhari

Olta Gixhari ka festuar dje ditëlindjen më të veçantë të jetës së saj, kjo për arsye se ka gjetur dashurinë e jetës dhe njëkohësisht është në një pritje të ëmbël.

Ajo mbushi 34 vjeç dhe ditën e saj speciale e festoi në Spanjë, ku po jeton prej disa kohësh me partnerin e saj. Olta nuk tregoi shumë detaje nga festa e ditëlindjes së saj, por nuk nguroi të ndajë me ndjekësit dhuratën që i bëri partneri.

Ai i kishte përgatitur aktores një buqetë të bukur me lule, ndërsa krahas saj i kishte lënë një pusullë dashurie.

“Jam njeriu më i lumtur me ty pranë! Të dua!”- ishin fjalët e ëmbla të partnerit, të cilat Olta i shoqëroi me shkrimin: “8/7/2020 Te dua shume i shtrenjti im. Ditelindja me speciale e te gjitha viteve. #33weekspregnant  #34years”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095369815826416
array(1) { ["section"]=> string(116) "burri-i-olta-gixharit-qenka-me-romantik-sec-mendonim-ja-dhurata-e-embel-qe-i-beri-aktores-per-ditelindje-foto-213380" }