Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec ku një burrë ka dhunuar keq ish-gruan e tij e cila është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, referuan materialet në Prokurori për shtetasin: D.C, 49 vjeç, banues në fshatin Gurras-Pogradec.
Procedimi ndaj tij filloi pasi, sipas policisë, më datë 30.03.2017, në banesën e ish-bashkëshortes së tij shtetases Dh.Ç, 50 vjeçe, në lagjen nr 4 Pogradec, ky shtetas për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kësaj të fundit.
Shtetasi i mësipërm, pasi ka kryer këtë veprim, ka konsumuar pesticid pemësh. Për pasojë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar për mjekim të specializuar në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale : “Dhuna në familje”.