Burri i vrau prindërit, vajza flet nga Suedia: Duhet të isha në vendin tuaj. Më fal vëlla...(Si u largua me Majlind Lilën 5 vite më parë pas atentatit-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:26 15-01-2019 Burri i vrau prindërit, vajza flet nga Suedia: Duhet të isha në vendin tuaj. Më fal vëlla...(Si u largua me Majlind Lilën 5 vite më parë pas atentatit-DETAJE)

Një vrasje e trefishtë tronditi mëngjesin e djeshëm Tiranën, ku dhëndri qëlloi me armë vjehrrin dhe vjehrrëm dhe më pas u vetëvra.

Viktimat janë Bujar Mataj, 63 vjeç, Xhevahire (Valentina) Mataj, 52 vjeç me origjinë nga Korça, si dhe dhëndri i tyre Majlind Lila nga Mati.

Ndërkohë pas ngjarjes së rëndë ka reaguar edhe vajza e viktimave, Nevila Mataj e cila jeton në Suedi.

Përmes disa postimeve në rrjetin sociale ‘Facebook’ ajo ka ndarë me miqtë e saj dhimbjen, ndërsa thekson se nuk mund të vijë në Shqipëri dhe t’i shoh prindërit e saj, pasi nuk ka guxim. Nevila Mataj duket se fajëson veten për atë që ka ndodhur.

“Nuk mundem të vij. Nuk u shoh dot në sy. Çfarë t'u them që shpetova veten dhe ju vrava ju. Duhet të isha unë në vendin tuaj. Unë e futa atë të semurë në jetën tuaj. Çfare do ju them kur tu shoh. Pse nuk ju mbrojta dot? Pse mendova vetem për vete Pse…”, shkruan Nevila.

Ndërsa më herët ajo ka shkruar një tjetër status ku i kërkon ndjesë të vëllait.

"Si ju vrava unë ju, gjëja ime më e shtrenjtë...Më fal vëlla, më falni të gjithë", ka shkruar ajo.

Dinamika e ngjarjes:

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm, ku Majlid Lila shkoi në shtëpinë e prindërve të ish bashkëjetueses së tij për të sqaruar një konflikt që kishin. Por në debat e sipër ai i qëlloi ata me armë. Policia gjeti në kuzhinë Bujar Matajn, ndërsa në korridor trupin e Xhevahire Matajt, si duket kjo e fundit ka tentuar të largohet por nuk ka mundur.

Ndërkohë pasi vrau vjehrrin dhe vjehrrën, Lila ka tentuar të qëllojë edhe veten, por siç thonë hetuesit atij i është bllokuar pistoleta. Për pasojë ka marrë një thike nga kuzhina e çiftit dhe ka goditur veten, më pas është hedhur nga ballkoni.

Majlind Lila u gjet në gjendje të rëndë por me shenja jete, poshtë ballkonit të banesës, ndërsa ndërroi jetë në spital, pasi nuk mundi t'u mbijetojë plagëve të rënda.

Majlid Lila dhe Nevila Mataj ishin larguar 5 vite më parë në Suedi dhe kishin një vajzë. Sipas burimeve ata u larguan në Suedi pasi Lila kishte frikë për jetën e tij, sepse në vitin 2014 kishin tentuar ta vrisnin.

Ndërkohë Lila kishte 2 vite që ishte larguar nga Suedia dhe jetonte në Greqi, pasi ishte ndarë nga bashkëjetuesja e tij. Për këtë arsye ai fajësonte prindërit e Nevilës dhe mësohet se kishte udhëtuar nga shteti fqinj drejt Tiranës për të sqaruar konfliktin që më pas përfundoi në një vrasje të trefishtë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « DETAJE tronditëse për vrasjen e shqiptarit në burgun grek: Autori po priste që të hante drekën
Protesta e studentëve, vijon ngujimi dhe bojkoti i mësimit »
Article Logic
Execution time: 0.013997077941895
array(1) { ["section"]=> string(158) "burri-i-vrau-prinderit-vajza-flet-nga-suedia-duhet-te-isha-ne-vendin-tuaj-me-fal-vella-si-u-largua-me-majlind-lilen-5-vite-me-pare-pas-atentatit-detaje-148838" }