Burri kërkon divorcin vetëm pak çaste pas martesës, arsyeja do ju habisë

Publikuar tek: bota, më 19:05 24-10-2016 Burri kërkon divorcin vetëm pak çaste pas martesës, arsyeja do ju habisë

Duket e çuditshme, por është e vërtetë! Një martesë në Arabinë Saudite ka zgjatur vetëm dy orë, pasi nusja nuk mbajti fjalën dhe prishi marrëveshjen që kishte bërë me burrin para dasmës.

Sapo dhëndri kishte mësuar se gruaja e tij i kishte dërguar miqve të saj foto nga ceremonia, i kishte paraqitur kërkesën për divorc, pasi marrëveshja ishte që askush të mos postonte foto në Internet gjatë dasmës.

 Sipas të përditshmes saudite "Okaz", marrëveshja mes çiftit ishte nënshkruar paraprakisht.

“Ka pasur një marrëveshje mes motrës time dhe të fejuarit të saj se nuk do të përdorin aplikacionet e mediave sociale si Snapchat, Instagram ose Tëitter, për të postuar ose dërguar dikujt foto. Për fat të keq, motra ime nuk e respektoi marrëveshjen, duke bërë që dhëndri të marrë një vendim tronditës, divorcin”, mësohet të jetë shprehur vëllai i nuses.

Ngjarja në fjalë ka shkaktuar pakënaqësi nga të dyja familjet, ku secila palë mbronte versionin e saj, por që nuk arritën që të ndalonin divorcin.

I gjithë gëzimi i martesës, u shua brenda pak çastes. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Barack Obama mbështet publikisht Suzana Shkrelin për Kongresin Amerikan, ja çfarë shkruan
Shpërthim i fuqishëm në Kinë, 7 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur »
Article Logic
Execution time: 0.011193037033081
array(1) { ["section"]=> string(77) "burri-kerkon-divorcin-vetem-pak-caste-pas-marteses-arsyeja-do-ju-habise-57264" }