'Burri më PËRDHUNONTE natën në sy të djalit', 43-vjeçarja në Tiranë SHOKON me historinë e saj

Publikuar tek: aktualitet, më 18:18 30-11-2020 'Burri më PËRDHUNONTE natën në sy të djalit', 43-vjeçarja në Tiranë SHOKON me historinë e saj 43-vjeçarja Dhurata Veliu

Një 43-vjeçare që jeton në fshatin Lundër ka shokuar publikun me historinë e jetës së saj.

Dhurata Veliu ka rrëfyer në emisionin "Pa Gjumë" Në Report Tv se është dhunuar fizikisht dhe seksualisht nga ish-bashkëshorti i saj.

Pas 14-vitesh martesë ai e dëboi nga shtëpia së bashku me djalin e tyre 10-vjeçar.

"Në janar të vitit 2019 më dëboi nga shtëpia. Vetëm motrës i tregoja, nënës dhe babait jo. Atë ditë më doli në rrugë kur kthehesha nga puna. Nisi të më qëllonte, më kapi nga flokët dhe më godiste me grushta. Më pas më kërkoi të kryente marrëdhënie seksuale në mes të autostradës. Kam qarë gjithë ditën, por nuk gjeta mbështetje askund. Kunati më kërkoi të hiqja telefonin dhe të mos shkoja në punë. E kam nisur jetën e vështirë dhe te vështirë e kam. Që e vogël jam rritur nëpër spitale, se kam qenë shëndetlig. Në moshën 25-vjeçe u fejova me mblesëri. Kur u takuam për herë te parë, ai nuk fliste shumë.

Nuk komunikova asgjë me të fliste vetëm mblesi. Unë kërkova të hiqja dorë nga kjo fejesë, por ai më kërcënoi se nëse unë do ta lija do të më vriste mua dhe familjen time. Ne qëndruam katër vite fejesë. Unë e kuptova se nuk ishte mirë, por kisha frikë mos vriste njeri. Dhuna tek unë nisi tre ditë pasi u martuam. Fillimisht më qëlloi me shuplakë dhe më pas dhuna u bë më e egër. Ai kërkoi që të ndahej nga unë, pasi ishte shumë xheloz dhe më akuzonte për tradhëti. Unë nuk u largova nga shtëpia nga frika se mos vriste njerëzit e mi, por vendosa ta duroja. Me shpirt atë person nuk e kam dashur kurrë. Ka bërë shumë krime ndaj meje. Veprime që vështirë t’i rrokë mendja njerëzore, kur bashkëshorti i kërkonte marrëdhënie seksuale në sy të djalit, xhelozia e tij u bë shkak i këtyre përjetimeve të pazakonta.

Në s'kemi patur kurrë komunikim. Ai më akuzonte për tradhëti. Unë punoja në rrobaqepësi asokohe, paratë e rrogës i mbante kunati. Ne jetonim në një shtëpi me familjen e tij. Kur lindi djali ai nuk erdhi në maternitet për ta parë. Nisi të bënte veprime të turpshme, madje të kërkonte marrëdhënie seksuale në sy të fëmijës. Me dilte para kur kthehesha nga puna dhe më kërkonte marrëdhënie seksuale kudo të ishim edhe në rrugë. Me mua ishte shumë i egër, me të tjerët ishte qingj. Më ndiqte kudo të shkoja. Një muaj rresht kam fjetur me djalin në një karrige, se nuk më pranonte në shtrat. Më ka debuar nga shtëpia, pasi nuk donte të jetonte më me mua",- rrëfen 43-vjeçarja.

Ajo ka kërkuar ndihmë pasi jeton në një bodrum dhe nuk ka lekë as të ushqejë djalin e saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Covid-19 ‘hyn’ në shumë institucione të Vlorës, dy mësues pozitivë në dy shkolla, infektohet dhe një nxënës
'Ndikimi i Covid-19 në gjendjen psikologjike', sociologu Dervishi tregon arsyen kryesore të vetëvrasjeve »
Article Logic
Execution time: 0.01278281211853
array(1) { ["section"]=> string(97) "burri-me-perdhunonte-naten-ne-sy-te-djalit-43-vjecarja-ne-tirane-shokon-me-historine-e-saj-229683" }