Burri që hëngri bananen e ngjitur në mur, me vlerë 120000 $, nuk kërkon falje: Bëra art

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:49 10-12-2019 Burri që hëngri bananen e ngjitur në mur, me vlerë 120000 $, nuk kërkon falje: Bëra art

Vendosja e një bananeje në mur dhe shitja e saj për një vlerë prej 120,000 dollarë, tingëlloi e çuditshme dhe absurde, por jo të gjithë e kuptuan frymëzimin artistik që qëndron pas saj.

Por një artist i uritur, e bëri.

Këtë të shtunë, David Datuna një artist i instalimit dhe performancës, e tërhoqi atë nga muri dhe e hëngri. Qindra shikues ngëln të habitur dhe shtangën në vend.

Por ai kishte argumentat perfekte për të justifikuar veprimin e tij të befasishëm:

'Nuk kishte fare të bëntë më vandalizmin, ishte një performancë e imja artistike dhe kurrësesi nuk kërkoj falje', tha Datuna gjatë një konference për shtyp.

Bananja ishte një pjesë e një ekspozite të artistit të njohur italian Maurizio Cattelan, në Art Basel Miami Beach. Artisti njihet edhe njihet për skulpturat e tij sfiduese dhe të jashtëzakonshme.

Datuna e quajti Cattelan 'një nga artistët më të mirë në botë' . Por kur e pyetën si ishte e mundër që ai guxoi dhe hëngri artin e këtij artisti, Datuna tha:

'Në këtë rast, nuk është si kam ngrënë art. Kjo nuk është një banane, është një koncept. Dhe unë thjesht hëngra konceptin e artistit. Kështu që unë mendoj se kjo është gjë e mirë, kjo është kënaqësi, kjo është ajo që e bën më shumë artistike'.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076999664306641
array(1) { ["section"]=> string(89) "burri-qe-hengri-bananen-e-ngjitur-ne-mur-me-vlere-120000-nuk-kerkon-falje-bera-art-188978" }