Burri vret gabimisht vjehrrën pasi plumbi bën rikoshetë te kafsha me shpinë “të blinduar”

Publikuar tek: bota, më 15:29 14-04-2015 Burri vret gabimisht vjehrrën pasi plumbi bën rikoshetë te kafsha me shpinë “të blinduar”

Një burrë ka qëlluar gabimisht vjehrrën e tij pasi plumbi bëri rikoshetë mbi kurrizin e një “armadilo-je”.

54- vjeçari Larry McElroy qëlloi me pistoletën e tij kafshën në Lee Country në Gjeorgji. Ai e goditi kafshën, por plumbi rrëshqiti mbi shpinën e tij të padepërtueshme, “të blinduar” dhe përmes derës së hapur goditi në shpinë vjehrrën Carol Johnson. Sipas raportit të policisë McElroy  ishte gati 1 metër larg nga gruaja.

“Armadilo” është një kafshë gjitare që njihet për kthetra me të cilat gërmon tokën dhe e ka trupin të mbuluar me një përbërje kockash të forte në formë pllakash. “Armadilo-t” rriten përgjithësisht në SHBA.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02305793762207
array(1) { ["section"]=> string(92) "burri-vret-gabimisht-vjehrren-pasi-plumbi-ben-rikoshete-te-kafsha-me-shpine-te-blinduar-8700" }