Burundi, protesta kundër presidentit, deklarohet grusht shteti

Publikuar tek: bota, më 15:39 13-05-2015 Burundi, protesta kundër presidentit, deklarohet grusht shteti Nga perplasjet ne Burundi gjate ketyre diteve

Në Burundi ushtarët kanë deklaruar grusht shtetit. Ndodhi disa javë pas vendimit të presidentit aktual Nkurunziza për të rikandiduar për herë të tretë për president në zgjedhje që do të mbahen për një muaj, duke dhunuar principet kushtetuese që i japin të drejtë vetëm për dy mandate presidenciale. 

Në ditët e fundit presioni i komunitetit ndërkombëtar dhe në vecanti të Bashkimit Afrikan është bërë më kërkues, ndërkohë që Nkurunziza nuk do të tërhiqet. Mijëra vetë manifestuan në kryeqytetin Bujumbura, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit. Ka qenë e ashpër ndërhyrja e policisë të cilët kanë qëlluar me armë edhe në lartësinë e një njeriu.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit janë vrarë 20 persona ndërkohë që 50 mijë janë arratisur drejt kufirit me Ruandën dhe Tanzaninë. Sot në Dar El Salam (Tanzani) krerët e shteteve afrikane janë mbledhur për të zgjidhur këtë krizë dhe në takim është prezent edhe presidenti i Burundit. I cili raportohet se ka dhënë dorëheqjen. Ndërkohë nëpër rrugët e kryeqytetit Bujumbura ka mijëra njerëz që festojnë pas këtij lajmi. Duhen pritur zhvillimet e orëve në vijim për të parë nëse do të jetë një episod që do të kalojë në tranzicion e më pas në stabilizim të gjendjes.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01228404045105
array(1) { ["section"]=> string(66) "burundi-protesta-kunder-presidentit-deklarohet-grusht-shteti-11067" }