Bushati e Manastirliu shpërndajnë libra falas tek familjet në nevojë

Publikuar tek: barometri, më 08:14 10-09-2018 Bushati e Manastirliu shpërndajnë libra falas tek familjet në nevojë

Në prag të nisjes së viti të ri shkollor, ministrat e kabinetit Rama janë angazhuar për të ndjekur nga afër procesin e shpërndarjes së teksteve falas për ciklin fillor dhe për të garantuar familjet në nevojë për mbështetje.

 

Ministri Bushai që është drejtuesi politik i zonës së Malësisë së Madhe në qarkun Shkodër ka shpërndarë librat falas për pesë fëmijë të dy familjet në nevojë në këtë zonë.

Bushati: "Familjet me mungesë të ardhurash me e rimbursu këtë punë. Vitin tjetër dona me e zgjeru sa më shumë aq sa kena mundësi me bo se edukimi është shumë i rëndësishëm". 

Ndërkohë që Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në një familje që përfiton ndihmë ekonomike  në vlorë tha se do të ketë iniciativa inkurajuese që nxënësit të mos braktisin mësimin.

Manastirliu: "Dua që të mbështesim familjet për të mbështetur fëmijët. Ky është minimumi. Me reformat që bëjmë garantojmë ta shtrimë programin tonë të librave falas por edhe programet e reja për mbrojtjen sociale".

Këtë vit shkollor librat po shpërndahen falas në të gjithë vendin për fëmijët nga klasa e parë në të katërtën, por ndërkohë jepen falas edhe për fëmijët e familjeve në ndihmë ekonomike që ndjekin arsimin paraunievrsitarë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.063262939453125
array(1) { ["section"]=> string(75) "bushati-e-manastirliu-shperndajne-libra-falas-tek-familjet-ne-nevoje-133785" }