Bushati: Greqia do njohë Protokollin e Firences

Publikuar tek: barometri, më 08:26 31-01-2018 Bushati: Greqia do njohë Protokollin e Firences

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati bën me dije se Greqia do të njohë Protokollin e Firences duke hequr dorë përfundimisht nga kontestimi i një pjese të kufirit tokësor të Shqipërisë.

Bushati tha në emisionin “Opinion” se nga bisedimet me palën greke për çështjen e detit, Shqipëria do dalë disa herë më e fituar se nga marrëveshja e 2009-ës. Ministri shtoi se i takon ekspertëve të vijojnë punën për caktimin e kufirit detar, çka mund të zgjidhet brenda 6 muajsh.

Pjesë nga intervista:

Pala shqiptare është nisur nga disa principe që përcaktojnë edhe perimetrin sesi lëviz pala shqiptare, është e drejta ndërkombëtare, konventat dhe Gjykata Kushtetuese. Këto për ne janë linja të kuqe.

Përse Kotzias thotë që keni pranuar 12 milje?

Unë mund t’ju them që në bisedën të princip që kemi diskutuar me palën greke, rezultati për palën shqiptare është disa herë më i mirë se në 2009-ën.

A keni lejuar ju territorialitet?

Marrëveshja e 2009-ës është bërë mbi parimin e barazlargësisë. Por marrëveshja që do të bëjmë ne do jetë mbi parimin e barazlargësisë dhe gjeografisë. Do ulen ekspertët në tavolinë dhe do të finalizojnë marrëveshjen.

Nëse bisedimet në nivel ekspertësh do ecin në rrugën e duhur, brenda 6 muajsh do të mbyllen.

Por ka edhe një çështje tjetër të kufirit tokësor. Greqia e konteston një pjesë të kufirti tokësor.

Greqia angazhohet të njohë protokollin e Firences, duke njohur kufirin tokësor shqiptar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.053253889083862
array(1) { ["section"]=> string(53) "bushati-greqia-do-njohe-protokollin-e-firences-108563" }