Bushati: Jo vetëm deti, në tryezë edhe menaxhimi i kufirit tokësor

Publikuar tek: barometri, më 09:02 23-07-2018 Bushati: Jo vetëm deti, në tryezë edhe menaxhimi i kufirit tokësor Ditmir Bushati

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka thënë se me Greqinë po negociohet edhe “menaxhimi i kufirit tokësor” mes dy shteteve.

Gjatë konferencës me homologun gjerman, Bushati zbuloi këtë detaj të ri nga negociatat me Athinën. Më herët është thënë se dy shtetet po diskutojnë për mirëmbajtjen e piramidavë shënjuese të kufirit, por duket se termi menaxhim i përdorur nga Bushati nënkupton më shumë se kaq.

“Kemi hedhur hapa substancial për disa çështje që konsideroheshin tabu.

Jemi në tryezë për çështjen e kufizimit të zonave detare, por edhe për çështje të menaxhimit të kufirit tokësor.

Por për fat të keq, shohim qartë se ka një strategji të orkestruar për ta mbajtur peng edhe për të mos lejuar që marrëdhëniet shqiptaro-greke të çlirojnë energjinë që ajo mundet.

Nuk ka qenë lehtë të ulësh në tryezën e bisedimeve, edhe për çështje ekzistenca e të cilave mohohej’, tha Bushati.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027869939804077
array(1) { ["section"]=> string(71) "bushati-jo-vetem-deti-ne-tryeze-edhe-menaxhimi-i-kufirit-tokesor-128791" }