Bushati: Krimi qarkullon 1.5 mln dollarë në vit! Ata që kanë mbetur pa shtëpi nga tërmeti t’i fusim te ato që kemi sekuestruar

Publikuar tek: aktualitet, më 11:51 14-02-2020 Bushati: Krimi qarkullon 1.5 mln dollarë në vit! Ata që kanë mbetur pa shtëpi nga tërmeti t’i fusim te ato që kemi sekuestruar Ervin Bushati

Ditën e sotme u zhvillua mbledhja dhe u diskutua në Komisonin e Ekonomisë për ndryshimet e reja në ligjin për pronat e sekuestruara.

Debatet dhe ngritja e pyetjeve për çështjen e banesave që po sekuestrohen jane të shumta.

Ndërkaq, deputeti i PS-së Ervin Bushati ka thënë se goditja e pasurisë është shumë e nevojshme. Ai ka shtuar se krimi i organizuar ka përmasa të mëdha, madje më shumë se tërmeti.

"Sekuestrimi i pronave duhet të shikohet si shpërndarje. Krimi i organizuar në Shqipëri mund të shkojë në 1.5 miliard dollarë në vit aktivitet. Krimi administron prona dhe aktivitete të shumta. Këtu flasim për përmasa shumë të mëdha. Janë më shumë se dëmet e tërmetit. Ç'të keqe ka që në këto prona të futeshin personat që nuk kanë shpi. Nuk duhet parë si shpronësim por shpërndarje me ligj", tha Bushati.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022375822067261
array(1) { ["section"]=> string(131) "bushati-krimi-qarkullon-1-5-mln-dollare-ne-vit-ata-qe-kane-mbetur-pa-shtepi-nga-termeti-t-i-fusim-te-ato-qe-kemi-sekuestruar-195174" }