Bushati kujton 21 Janarët: I pari na nderon, i dyti na dhemb dhe i treti na turpëron

Publikuar tek: aktualitet, më 13:20 21-01-2020 Bushati kujton 21 Janarët: I pari na nderon, i dyti na dhemb dhe i treti na turpëron

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka kujtuar tre 21 Janarët.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai është shprehur se i pari na nderon, i dyti na dhemb dhe i treti na turpëron.

‘21 Janarët! I pari na nderon. 100 vjetori i Kongresit të Lushnjes është dëshmi e maturisë politike të njerëzve të mençur që ditën të bëhen bashkë për fatet e Shqipërisë në momente kritike.
I dyti na dhemb. Pasi lidhet me ndarjen nga jeta të Ibrahim Rugovës, në 2006-ën. Personalitetit që udhëhoqi rezistencën ndaj Serbisë e që ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës.
I treti na turpëron. Sepse më 21 Janar 2011, shteti vrau 4 protestues të pafajshëm dhe drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj’, shkruan Bushati.

82204675_192151901970885_2280292966029328384_n.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.21160793304443
array(1) { ["section"]=> string(89) "bushati-kujton-21-janaret-i-pari-na-nderon-i-dyti-na-dhemb-dhe-i-treti-na-turperon-192707" }