Bushati me homologun slloven: Intensifikim i marrëdhënieve në disa fusha për dy vendet

Publikuar tek: aktualitet, më 12:48 27-11-2018 Bushati me homologun slloven: Intensifikim i marrëdhënieve në disa fusha për dy vendet

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka pritur në Tiranë një delegacion nga Sllovenia, i cili ka shprehur gatishmërinë për të investuar edhe në mjediset shqiptare.

Gjatë fjalës së tij Bushati theksoi rëndësinë e një intensifikim të marrëdhënieve në disa fusha si mundësi për të përafruar edhe më shumë marrëdhëniet mes dy popujve.

“Me kënaqësi konstatoj që ka një njëmendësi  për sa i përket mënyrës se si Shqipëria dhe Sllovenia shohin shumë zhvillime në rajon dhe në të njëjtën kohë shprehim vullnetin tonë për të vijuar punën bashkarisht për të dhënë kontributin e duhur për forcimin e mëtejshëm të stabilitetit demokratik të rajonit dhe për të siguruar perspektivën europiane dhe euroatlantike të të gjitha vendeve të rajonit”, u shpreh Bushati.

Fjala e plotë e Bushatit:

Është kënaqësi për mua që sot në Tiranë mikpres zv.kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, zotin Miro Cerar, gjithashtu Miro mirëserdhe në Tiranë. Gjatë kësaj vizite në patëm mundësi për të shkëmbyer pikëpamje në lidhje me ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë, në plan politik, ekonomik dhe tregtar. Vlerësojmë ndihmën e çmuar të Sllovenisë në kaudër të procesit të integrimit europian. Dëshiroj të kujtoj që Sllovenia është një vend mbështetës në procesin e zgjerimit, një vend mbështetës për Shqiëprinë, mbështetje e cila është demonstruar në 2014, në momentin që Shqipërisë iu dha statusi i vendit kandidat, por edhe gjatë diskutimeve të zjarrta në Këshillin e kaluar në qershor ku Sllovenia u rendit qartazi në grupin e vendeve mbështetëse për Shqipërinë. Gjithashtu patëm një diskutim të frytshëm përsa i përket dhe bashkëpunimit tonë në organizatat ndërkombëtare, siç dihet vendi ynë ka shprehur ambicien për të marrë drejtimin e OSBE në vitin 2020, dhe jemi të gëzuar që Sllovenia e mbështet zyrtarisht kandidaturën e Shqipërisë për në 2020. Gjithashtu kemi diskutuar  edhe në lidhje me angazhimin tonë të përbashkët në OKB, me ministerialin e ardhshëm të NATO-s ku Shqipëria dhe Sllovenia bashkëpunojnë, bashkërendojnë pikëpamjet e tyre, kryesisht përsa i përket sfidave me të cilat ndeshet mjedisi i sigurisë i Ballkanit Perëndimor apo  në Europën Juglindore. Sot ne gjithashtu do të kemi mundësi që së bashku me komunitetin e biznesit në dy vendet tona të mbajmë një forum biznesi. Shpresojmë dhe dëshirojmë që ky forum biznesi që po zhvillohet sot në Tiranë, të jetë dhe një sinjal i qartë, një shkëndijë inkuarjuese për të shtuar vëllimet tregtare mes dy vendeve tona për të rritur impulsin e bashkëpunimit ekonomik i cili nuk reflekton për hir të së vërteëts marrëdhënien shumë të mirë në planin politik që ekziston ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë. Pjesë e diskutimeve tona sot ishte dhe shkëmbimi i analizës dhe vështrimit për situatën e sigurisë dhe sfidat me të cilat përballet Ballkani Perëndimor. Me kënaqësi konstatoj që ka një njëmendësi  për sa i përket mënyrës se si Shqipëria dhe Sllovenia shohin shumë zhvillime në rajon dhe në të njëjtën kohë shprehim vullnetin tonë për të vijuar punën bashkarisht për të dhënë kontributin e duhur për forcimin e mëtejshëm të stabilitetit demokratik të rajonit dhe për të siguruar perspektivën europiane dhe euroatlantike të të gjitha vendeve të rajonit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.087186813354492
array(1) { ["section"]=> string(92) "bushati-me-homologun-slloven-intensifikim-i-marredhenieve-ne-disa-fusha-per-dy-vendet-143065" }