Bushati mirëpret homologen bullgare, në fokus të takimit investimet në energji dhe infrastrukturë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:18 27-07-2017 Bushati mirëpret homologen bullgare, në fokus të takimit investimet në energji dhe infrastrukturë

Në prag të dorëzimit të mandatit si ministër i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim me homologen bullgare Ekaterina Zaharieva.

Në kuadër të takimit është diskutuar për bashkëpunimin në fushën e energjitikës dhe infrastruktrës midis Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë.

“Bullgaria është një vend mik dhe partner në ditë mira dhe të vështira. Mirënjohje për angazhimin e koleges bullgare që presidenca bullgare e BE-së të shërbejë si një etapë përshpejtuese për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe mbarë Ballkanit Perëndimor,”- është shptehur Bushati për takimin.

Më herët, Ditmir Bushati është takuar me homologun e Maqedonisë Nikola Dimitrov, për bashkëpunimin midis dy qeverive dhe përmirësimin e marrëdhënieve me shtetin fqinj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007253885269165
array(1) { ["section"]=> string(102) "bushati-mirepret-homologen-bullgare-ne-fokus-te-takimit-investimet-ne-energji-dhe-infrastrukture-87493" }