Bushati në Athinë për ligjin e luftës, minoritetet, refugjatët…

Publikuar tek: politike, më 00:33 19-03-2016 Bushati në Athinë për ligjin e luftës, minoritetet, refugjatët…

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, zhvillon më 21 mars vizitën e dytë zyrtare në Athinë pas vitit 2013. Të dy ministritë janë ende në përcaktimin e temave të diskutimit e marreveshjeve në këtë takim.

Ndërkohë, Top Channel ka mësuar nga burime jo zyrtare pranë Ministrisë së Jashtme greke se pikat e diskutimit do të jenë abrogimi i ligjit të luftës mes dy vendeve, situata e minoritetit grek në Shqipëri dhe integrimi europian i Shqipërisë.

Thuhet se do të diskutohen edhe marrëveshjet dypalëshe por edhe situata në rajon dhe çështja e refugjatëve.

Ndërkohë burime nga Ministria e Jashtme shqiptare konfirmojnë se në bisedime do të diskutohet e gjithë paketa e çështjeve dypalëshe, sigursht edhe ato me karakter historik, ose ato të aktualitetit, zhvillimet dhe bashkëpunimet rajonale.

Pikat ku do të fokusohet pala shqiptare është edhe çështja konsullore dhe të drejtat e emigrantëve shqiptarë në Greqi, por edhe bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve.

Çështjet konsullore duket se kanë të bëjnë edhe me problemet e shfaqura së fundmi në pasaportat shqiptare me toponimet e qyteteve greke, aty ku janë lindur emigrantët shqiptarë e brezit të dytë.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0091619491577148
array(1) { ["section"]=> string(66) "bushati-ne-athine-per-ligjin-e-luftes-minoritetet-refugjatet-35466" }