Bushati në Danimarkë, merr mbështetjen për çeljen e negociatave me BE-në

Publikuar tek: politike, më 17:42 31-01-2018 Bushati në Danimarkë, merr mbështetjen për çeljen e negociatave me BE-në

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Danimarkë ku është takuar me homologun danez Anders Samuelsen.

Duke konfirmuar mbështetjen e Danimarkës për prespektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, Samuelsen tha se Komisioni Evropian është institucioni më i mirë për të vlerësuar përparimin e Shqipërisë dhe se Danimarka do të mbështesë rekomandimin e Komisionit Europian në raportin mbi Shqipërinë në muajin prill, raporton newsbomb.al.

Ndërkohë, kreu i diplomacisë shqiptare shprehu mirënjohjen ndaj homologut të tij danez për mbështetjen që Danimarka ka dhënë përgjatë viteve për demokratizimin e Shqipërisë dhe procesin e integrimit evropian.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096681118011475
array(1) { ["section"]=> string(78) "bushati-ne-danimarke-merr-mbeshtetjen-per-celjen-e-negociatave-me-be-ne-108626" }