Bushati në Hollandë: Për një Evropë të fortë duhen hapur dyert për Ballkanin Perëndimor

Publikuar tek: politike, më 18:41 15-02-2018 Bushati në Hollandë: Për një Evropë të fortë duhen hapur dyert për Ballkanin Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, gjatë vizitës së tij zyrtare në Hollandë, mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga Qendra e Hagës për Studime Strategjike dhe ambasada shqiptare në Hollandë. 

Bushai ku ndau me parlamentarë hollandeze, opinionistë dhe diplomatë, këndvështrimin e Shqiperisë mbi perspektivën evropiane jo vetëm të Shqipërisë, por gjithë Ballkanit Perëndimor.

“Që kur Shqipëria nisi udhëtimin e saj antikomunist, prioriteti ynë kombëtar ka qenë dhe është anëtarësimi në Bashkimin Europian. E kemi pasur gjithmonë të qartë që rruga jonë drejt BE-së është e patjetërsueshme. Ballkani nuk ka alternativë tjetër përveç përfshirjes në familjen evropiane. Shqiperia ka bërë përparim në plotësimin e prioriteteve, përmbushja e të cilave forcon themelet e një demokracie funksionale të bazuar në shtetin e së drejtës dhe në një ekonomi të zhvilluar, të aftë për të sjellë prosperitet për qytetarët”,- tha ministri në fjalën e tij.

Ministri bëri një panoramë të reformave dhe rezultateve të Shqipërisë në rrugën drejt Europës. Sipas tij, është koha e duhur që BE të hapë dyert për Ballkanin Perëndimor, pasi evropa bëhet më e fortë.

“Marrëdhëniet me BE dhe perspektiva e integrimit evropian janë çelësi i stabilitetit dhe ecurisë së reformave në Ballkanin Perëndimor”,- u shpreh ministri, i cili shtoi se shumë nga sfidat me të cilat përballet sot Ballkani Perëndimor, janë të njëjta edhe për vendet e tjera, përfshirë edhe vendet anëtare të BE-së. 

28125722_10212098657563735_1487924279_o.jpg

27935213_10212098657083723_59414396_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010158061981201
array(1) { ["section"]=> string(93) "bushati-ne-hollande-per-nje-evrope-te-forte-duhen-hapur-dyert-per-ballkanin-perendimor-110367" }