Komisionin i Jashtëm është mbledhur për të diskutuar mbi projektligjin për Shërbimin e jashtëm.
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, tha se sistemi i karrierës është shkatërruar dhe se grada e karriera shoqërohen me një kosto në buxhet.
“ Synojmë të plotësojmë boshllëqet ligjore pasi piramida e gradave është kthyer me kokë poshtë,-“tha ministri Bushati.
Ndërkohë, deputeti Paskal Milo pohoi në Komisionin e jashtëm se ligji ka problem dhe se nuk garanton rekrutimet me konkurs.