Sipas gazetarit Andi Bushati, janë jo pak politikanët e korruptuar që sa herë ndihen në vështirësi merren me teori konspirative të llojit “Trump kundër Soros”.
Gjatë debatit në emisionin “Të Paekspozuarit”, Fatos Lubonja u shpreh se ambasadori amerikan Donald Lu nuk ka respekt për popullin shqiptar, ndërsa deputeti Luan Rama tha se LSI-ja nuk ka asgjë kundër ambasadorëve.
Andi Bushati: Të gjithë njerëzit që janë sot në vështirësi, si Viktor Orban, përpiqen t’i përkthejnë vështirësitë e tyre me konspiraci “Trump kundër Soros” e përralla të tilla.
Sali Berisha, Lul Basha ka deklarata të hapura që nuk është bërë një guvernator të më mësojë mua kushtetutën e vendit tim. Sali Berisha e quajti guvernator. Fakti që Ilir Meta, Sali Berisha dhe Lulzim Basha mund të duan të hanë kokën e Lu-së nuk e bën Lu-në më të mirë. Sipas meje historikisht ambasadori amerikan i ka thënë kryeministrit të rradhës burrë shteti.
Luan Rama: Ne nuk kemi asnjë problem me asnjë ambasador por në qëoftë se kërkojmë që të zbatojë statusin e këtij vendi nuk po bëjmë ndonjë herezi.
Fatos Lubonja: Nëse do të dish për respektin e Lu-së për shqiptarët mjafton të të sjell rastin e Bankersit, që po masakrohen shqiptarët atje dhe ndërhyn për të ndaluar hetimet. /Newsbomb.al