Bushati pret zyrtarët kinezë, kërkon mbështetje për projekte në Shqipëri

Publikuar tek: politike, më 16:13 14-03-2016 Bushati pret zyrtarët kinezë, kërkon mbështetje për projekte në Shqipëri

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi sot një takim me Asistent Ministrin e Jashtëm kinez dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Nismës së Bashkëpunimit Kinë +16 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, Liu Haixing.

Gjatë takimit, palët diskutuan mbi zhvillimet më të fundit në rajonet respektive, klimën shumë të mirë të bashkëpunimit dypalësh midis Shqipërisë dhe Kinës, nivelin e dialogut politik dhe shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë. Ministri Bushati shprehu vullnetin e palës shqiptare për forcimin e mëtejshëm të dialogut ndërshtetëror në të gjitha nivelet duke u ndalur në atë qeveritar, parlamentar, akademik dhe kulturor.

Palët theksuan nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomiko-tregtar në fusha si energjia, minierat, bujqësia, dhe në këtë kontekst, Ministri Bushati kërkoi nga pala kineze mbështetje për projekte konkrete.

Në kuadër të Nismës së Bashkëpunimit Kinë +16 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, Ministri Bushati rikonfirmoi vullnetin e palës shqiptare për thellimin e bashkëpunimit në drejtim të zhvillimit të infrastrukturës rrugore, hekurudhore, detare dhe ajrore në funksion te përfitimit të ndërsjellë. Në takim u shpreh gatishmëria për të diskutuar në mënyrë aktive mbi bashkëpunimin për ndërtimin e rrjeteve të transportit rajonal, duke eksploruar mundësitë e bashkëpunimit Shqipëri + Kinë + vendet EQL në këtë fushë. Bashkëbiseduesit ndanë pikëpamjen se bashkëpunimi mes Kinës dhe vendeve të EQL është komplementar dhe në funksion të aspiratave të Shqipërisë dhe rajonit për integrimin në Bashkimin Evropian.

Vizita e delegacionit kinez në Ministrinë e Punëve të Jashtme u pasua më tej me zhvillimin e konsultimeve diplomatike mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Kinës.​

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0063059329986572
array(1) { ["section"]=> string(77) "bushati-pret-zyrtaret-kineze-kerkon-mbeshtetje-per-projekte-ne-shqiperi-35058" }