Bushati: Thellësisht i shokuar nga vrasja e deputetes britanike Jo Cox

Publikuar tek: politike, më 19:38 16-06-2016 Bushati: Thellësisht i shokuar nga vrasja e deputetes britanike Jo Cox

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e deputetes britanike, Jo Cox, ditën e sotme në Yorkshire.

“Thellësisht i shokuar nga vrasja e deputetes britanike Jo Cox! Mendimet tona janë me familjen dhe të dashurit e saj. Dhuna është e papajtueshme me demokracinë”, shkruan Bushati në Twitter.

 

Cox humbi jetën në spital pasi u qëllua në rrugë me armë zjarri e thikë nga një 52 vjeçar që sipas dëshmitarëve ishte përkrahës i partisë patriotike pro daljes nga BE-ja, “Britain First”.

Mediat britanike e cilësojnë 42 vjeçaren, Jo Cox, nënë e dy fëmijëve, si një yll në rritje në politikë. Ajo njihet për përkrahjen ndaj emigrantëve dhe së fundmi, fushatën kundër daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023530006408691
array(1) { ["section"]=> string(75) "bushati-thellesisht-i-shokuar-nga-vrasja-e-deputetes-britanike-jo-cox-43744" }