Bushati thërret me urgjencë Ambasadorin rus Karpushin, shpall non-grata dy diplomatë

Publikuar tek: barometri, më 08:36 27-03-2018 Bushati thërret me urgjencë Ambasadorin rus Karpushin, shpall non-grata dy diplomatë

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ambasadori rus Aleksander Karpushin

Menjëherë pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama për dëbimin e diplomatëve rusë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka thirrur ambasadorin rus në vendin tonë, Aleksander Karpushin të cilit i ka komunikuar shpalljen non-grata të dy diplomatëve rusë.

Shqipëria i bashkohet listës së gjatë të shteteve europiane që kanë dëbuar nga 1 deri në 13 diplomatë rusë, lëvizje e koordinuar që vjen pas helmimit të agjentit të dyfishët rus në Britaninë e Madhe, Sergei Skripal dhe vajzës së tij. Sipas MPJ-së shqiptare, arsyeja e dëbimit është se "veprimtaria e tyre nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik".

“Deklaratë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme:

Sot, në datë 26 mars 2018, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u thirr Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqiperisë, SHTZ Aleksander Karpushin, të cilit i’u komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik.”

Shtetet që kanë dëbuar diplomatë rusë deri më tani:

Ukraina, 13 diplomatë

Gjermania 4

Hollanda 2

Letonia 1

Polonia 4

Franca 4

Republika Çeke 3

Estonia 1

Italia 2

Danimarka 2

Kanadaja 4

Shqipëria 2

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.071203947067261
array(1) { ["section"]=> string(90) "bushati-therret-me-urgjence-ambasadorin-rus-karpushin-shpall-non-grata-dy-diplomate-114653" }