Bushati thumbon keq Bashën në Komision: S’kemi asnjë indicie që Dora Bakojanis i ka vënë revolverin në ballë për të firmosur marrëveshjen

Publikuar tek: politike, më 13:07 29-01-2018 Bushati thumbon keq Bashën në Komision: S’kemi asnjë indicie që Dora Bakojanis i ka vënë revolverin në ballë për të firmosur marrëveshjen Nga marreveshja e vitit 2009 mes Lulzim Bashes e Dora Bakojanis

Ditmir Bushati pas përplasjes me përfaqësues të opozitës të cilët i kërkuan të largohej po mban fjalën e tij në Komisionin e Jashtëm Parlamentar ku po zhvillohet një seancë dëgjimore pikërisht me ministrin Bushati për takimin me homologun e tij grek Kotzias.

Përpara opozitarëve, Bushati nuk ka ngurruar të sjellë në vëmendje marrëveshjen detare të vitit 2009 të kreut të PD Lulzim Basha, asokohe ministër i Jashtëm me homologen Dora Bakojanis.

“Nuk kemi asnjë indicie që Dora Bakojanis i ka vënë revolverin në ballë Lulzim Bashës për të firmosur këtë marrëveshje. Nuk kemi indicie që ka ndërhyrje nga qarqe të tjera për të firmosur këtë marrëveshje”, u shpreh Bushati në Komisionin e Jashtëm. 

Basha dhe Bakojanis kanë një njohje të vjetër mes tyre pasi në vitin 2009, kur të dy mbanin postin e Ministrit të Jashtëm, kanë firmosur në Tiranë marrëveshjen e detit. Marrëveshje që më pas u shpall antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe sot përbën një nga çështjet më problematike në marrëdhëniet mes dy vendeve. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010924100875854
array(1) { ["section"]=> string(143) "bushati-thumbon-keq-bashen-ne-komision-s-kemi-asnje-indicie-qe-dora-bakojanis-i-ka-vene-revolverin-ne-balle-per-te-firmosur-marreveshjen-108338" }