Bushati vazhdon të bëjë KRYEDIPLOMATIN: Kujton 20 vjetorin e sulmeve të NATO-s për çlirimin e KOSOVËS

Publikuar tek: politike, më 12:12 24-03-2019 Bushati vazhdon të bëjë KRYEDIPLOMATIN: Kujton 20 vjetorin e sulmeve të NATO-s për çlirimin e KOSOVËS

Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nëpërmjet një statusi në twitter ka kujtuar sot 20 vjetorin e fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, një situatë që çoi në çlirimin e Kosovës, raporton newsbomb.al.

“20 vjet më parë, NATO nisi sulmin ajror për të shpëtuar Kosovën nga spastrimi etnik që kryhej nga forcat serbe, pas dështimit të bisedimeve të paqes në Rambuje. Shumë, humbën besimin se do të ndodhte diçka e tillë. Fushata e NATO-s na kujton arsyet për të mbështetur këtë urdhër” shkruan ish-ministri Bushati në rrjetin social.

Në nisjen e fushatës së NATO-s, u deshën 78 ditë që Serbia të tërhiqte trupat nga Kosova dhe vendi të niste një rrugë të re, raporton newsbomb.al.

Sot, gjithë zyrtarët e lartë të Kosovës kanë kujtuar këtë ditë të shënuar.

54522079_2076970422340334_59596227464921088_n.jpg

54520793_557784551382580_8988241093002788864_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021358013153076
array(1) { ["section"]=> string(107) "bushati-vazhdon-te-beje-kryediplomatin-kujton-20-vjetorin-e-sulmeve-te-nato-s-per-clirimin-e-kosoves-157674" }