Bushati zbulon gazetarin misterioz të Ramës, i thërret në emër gjatë intervistës (EMRI-FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:01 20-04-2018 Bushati zbulon gazetarin misterioz të Ramës, i thërret në emër gjatë intervistës (EMRI-FOTO) Ditmir Bushati dhe Alteo Hysi

Tashmë nuk është më një “mister”.

Edhe pse televizioni i kryeministrit Rama nuk e zbuloi asnjëherë me pamje dhe emër, ka qenë pikërisht ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati i cili zbuloi padashur emrin e gazetarit të ERTV. Dhe bëhet fjalë pikërisht për gazetarin Alteo Hysi. Ministri Bushati teksa po komentonte një deklaratë të kreut të PD-së Lulzim Basha tha: "Alteo, sigurisht që duhen përpjekje", teksa fliste për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Gazetari Alteo Hysi ka intervistuar figura të njohura të qeverisë dhe jo vetëm, në studion karakteristike të ERTV-së. Ai është shfaqur gjithmonë me kurriz, dhe asnjëherë nuk ka zbuluar fytyrën. Gjatë intervistave të transmetuara, kemi mundur të shohim vetëm skeletin e syzeve të tij.

Por pak minuta më parë, u kuptua qartë që Bushati e tha padashur emrin e gazetarit, por nuk e dimë se si kryeministri Rama do ta presë diçka të tillë, pasi me siguri qendron një arsye e fortë  pas faktit që Alteo Hysi nuk u shfaq asnjëherë as me pamjen dhe as me emrin e tij.

alteo-327x264.jpg

 10440928_10202923152791860_7896025651662957588_n-e1509980627668-642x470.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « MERRET VENDIMI/ Lirohen 7 kuksianë, mbeten në burg 4 (EMRAT)
Lumë droge në fugonin e braktisur në Fier, 6 persona në polici »
Article Logic
Execution time: 0.011066913604736
array(1) { ["section"]=> string(96) "bushati-zbulon-gazetarin-misterioz-te-rames-i-therret-ne-emer-gjate-intervistes-emri-foto-117628" }