Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati i ftuar në një intervistë me gazetaren Ilva Tare, ka treguar më shumë për takimin me homologun e tij grek, Nikos Kotzias, ndërkohë që ka zbuluar edhe planet e një takimi mes kancelares Merkel dhe kryeministrit Rama.
I pyetur nga gazetarja për qëndrimin e Gjermanisë ndaj hapjes së negociatave të Shqipërisë për integrimin në BE, Bushati ka zbuluar se kryministri Rama dhe Angela Merkel do të takohen së shpejti gjatë dy muajve të fundit.
“Takimi i kryeministrit Rama me kancelaren Merkel do të ndodhë brenda pranverës”, ka thënë ministri Bushati.