Kreshnik Spahiu ka komentuar bustin e Skënderbeut që u vendos ditën e djeshme në Prizren.
Në një postim në rrjetet sociale, Spahiu shkruan se shqiptarët kanë ëndërruar që Gjergj Kastrioti ka qenë më i gjatë se Edi Rama. Ndërkohë që sipas tij Napoleon Bonaparti ka qenë 1.63 metra dhe ka kaluar çdo legjendë të historisë së botës.
Më tej Spahiu shprehet se heroizmi nuk buron nga bukuria apo gjatësia.
"Ky është busti Skënderbeut që u vendos dje në Prizren.
Ka plas debati pse e kanë nxjerr 1.90 metra të gjatë.
Shqiptarët kanë ëndërruar që Gjergj Kastrioti ka qēnë më i gjatë se Edi Rama. Fantazojnë që ishte 2.10 metra.
Harrojnë që Napoleon Bonapart ishte 1.63 metra dhe kalojë çdo legjendë në hostorinë e botës.
Heroizmi nuk buron nga bukuria apo gjatësia o popull",- shkruan Spahiu.