Buxheti i 2020 te 'Ligjet'/ Manja: Ftuam kryebashkiaken e Shkodrës, por kishte punë, ADEMI: Gënjeshtër e Ulsiut

Publikuar tek: politike, më 12:11 20-11-2019 Buxheti i 2020 te 'Ligjet'/ Manja: Ftuam kryebashkiaken e Shkodrës, por kishte punë, ADEMI: Gënjeshtër e Ulsiut Voltana Ademi

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, u shpreh gjatë diskutimit të sotëm për projektbuxhetin vendor të 2020, se këtë Komision Voltana Ademi, në cilësinë e Kryetares së Shoqatës së Bashkive, por që nuk ka pranuar për shkak të angazhimeve të tjera që kryebashkiakja kishte.

Por i menjëhershëm ka qënë reagimi i Ademit, e cila deklaron se nuk ka marrë asnjë ftesë nga kryetari, nga Komisioni i Ligjeve për të qënë pjesëmarrëse në seancë, as si kryetare e Bashkisë Shkodër dhe as si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Nga ana tjetër Ademi, akuzon kreun e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manjën për deklarata të pavërteta dhe demagogji për të dizinformuar mediat e opinionin publik.

‘E vërteta është një dhe e vetme: Voltana Ademi nuk është ftuar në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve! Nuk ka patur asnjë komunikim, të asnjë lloji në formën e ftesës për të marrë pjesë në mbledhje as si kryetare e Bashkisë Shkodër dhe as si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Por pavarësisht se nuk ka patur asnjë ftesë për kryetaren, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka dërguar shqetësimet dhe objeksionet e saj lidhur me projektbuxhetin.

Deklaratat e z. Manja janë thjesht gënjeshtra e rradhës, demagogji për të dizinformuar mediat dhe publikun. Nuk kanë asnjë lidhje me të vertetën.
Por, personalisht nuk çuditem aspak, sepse kjo mazhorancë edhe vetë Ulsiu e kanë të provuar tashmë se qëllimin e vetëm kanë gllabërimin e të gjitha pushteteve, institucioneve, duke përdorur edhe dizinformimin e publikut dhe mediave’, shkruan Ademi në ‘Facebook’.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024449110031128
array(1) { ["section"]=> string(111) "buxheti-i-2020-te-ligjet-manja-ftuam-kryebashkiaken-e-shkodres-por-kishte-pune-ademi-genjeshter-e-ulsiut-186545" }