Bylykbashi dhe Vasili njëzëri: Kërkojmë hapjen 100% të listave, Shqipëria drejton OSBE por mazhoranca bllokon çdo komunikim me ta

Publikuar tek: politike, më 19:32 14-09-2020 Bylykbashi dhe Vasili njëzëri: Kërkojmë hapjen 100% të listave, Shqipëria drejton OSBE por mazhoranca bllokon çdo komunikim me ta

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, përfaqësuesit e opozitës së bashkuar, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili janë shprehur për mediat se kërkojnë hapjen 100% të listave.

"Në mbledhjen e sotme opozita bëri të qartë qëndrimin e saj në lidhjen me ruajtjen e koalicioneve, një çështje që ka funksionuar për 17 vite, si dhe për hapjen 100% të listave. Opozita kërkon që zgjedhësit të përcaktojnë se kush do të jenë deputetët dhe partinë që duan ata. Ajo që kërkon mazhoranca është t'u heqë zgjedhësve mundësinë të kenëë lista 100% të hapura dhe t'u heqë mundësiën të zgjedhin ata që duan. Këto ajnë kudnër parimeve që ka për bazë Kushtetuta, në bazë të marrëveshjes së 14 janarit. Për ato që nuk kemi dakordësi propozuam t'i drejtohemi OSBE/ODIHR, por u refuzua nga përfaqësuesi i mazhorancës", tha Bylykbashi.

Ndërkohë Petrit Vasili ka thënë që mazhoranca ka shkuar në mbledhje pa asnjë draft për ndryshimet kushtetuese, edhe pse janë ata që i kanë propozuar këto ndryshime.

Ai akuzon mazhorancën se po bllokon komunikimin me OSBE, edhe pse Shqipëria ka radhën si drejtuese e OSBE/ODHR.

Është vërtet skandaloze që një vend si Shqipëria që ka marrë përsipër të drejtojë OSBE, bllokon çdo komunikim me OSBE. Mazhoranca erdhi me qëllime të përcaktuara dhe skandal më i madh është që erdhi pa pasur asnjë draft ligjor edhe pse janë ata që propozuan ndryshimet e njëanshme kushtetuese. Ndërkohë që demostrojnë shqetësim për të ecur shpejt, kërkesës tonë për të vazhduar punën për hapjen e listave 100% refuzuan të vazhdojnë diskutimin e tyre.  Do të doja që të mbetet në kujtimet tuaja dhe të publikut që vendi që drejton OSBE bllokon komunikimin me OSBE.



Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilli Politik, Gjiknuri: Opozita ka qëllim të pengojë implementimin e ndryshimeve kushtetuese, do që ta fusë vendin në krizë
Dorëheqja e Shahinit, reagon Vokshi: S’ka rëndësi si quhet ministrja, secila është pasqyrë e dështimit të Ramës! (Ja ç’duhet të bëjë ministrja e re) »
Article Logic
Execution time: 0.012003898620605
array(1) { ["section"]=> string(133) "bylykbashi-dhe-vasili-njezeri-kerkojme-hapjen-100-te-listave-shqiperia-drejton-osbe-por-mazhoranca-bllokon-cdo-komunikim-me-ta-220386" }