Bylykbashi: E vetmja zgjidhje e krizës janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Publikuar tek: politike, më 23:26 18-07-2019 Bylykbashi: E vetmja zgjidhje e krizës janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare Foto: Oerd Bylykbashi

Ish-deputeti i PD Oerd Bylykbashi shprehet se e vetmja zgjidhje për krizën në të cilën ndodhet vendi janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora Neës, Bylykbashi shtoi se nga Parlamenti pluralist që do sjellin zgjedhjet e parakohshme do të ketë një prokuror të përgjithshëm me konsensus apo dhe inspektor të lartë të drejtësisë siç përcakton Kushtetuta.

'Kjo krizë e vetmja zgjidhje që ka janë zgjedhjet e parakohshme. E vetmja zgjidhje e shëndetshme, demokratike për këtë lloj krize janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nga parlamenti pluralist që prodhon balanca dhe kontrolle, ne mund të kemi një prokuror të përgjithshmë që zgjidhet me konsensus siç thotë kushtetuta dhe të jetë edhe i mirë. Ne mund të zgjedhin inspektor të lartë të drejtësisë, siç  e kërkon kushtetuta dhe të jetë edhe i mirë.  Ne gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese mund t'i zgjedhim me konsensus. Para këtij lloj parlamenti që është zot, dikur këto kështu zgjidheshin. Shumica funksiononte për të balancuar raportet e pushtetit. Sot nuk është ashtu', tha Oerd Bylykbashi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027266979217529
array(1) { ["section"]=> string(86) "bylykbashi-e-vetmja-zgjidhje-e-krizes-jane-zgjedhjet-e-parakohshme-parlamentare-172636" }