Bylykbashi: Ju zbuloj SKEMËN, si PS po bëhet gati të vendosë nën kontroll KLP-në

Publikuar tek: politike, më 17:52 17-01-2018 Bylykbashi: Ju zbuloj SKEMËN, si PS po bëhet gati të vendosë nën kontroll KLP-në

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, deputeti i PD Oerd Bylykbashi shpjegoi skemën se si Partia Socialiste po bëhet gati të vendosë nën kontroll politik institucionin më të rëndësishëm të drejtësisë, Këshillin e Lartë të Prokurorisë. 

"Nga ky institucion do të dalë kandidatura për Prokurorin e Përgjithshëm dhe do të zgjidhet Prokuroria e Posaçme, SPAK, që ka për detyrë hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta", u shpreh demokrati. 

Bylykbashi akuzoi se Partia Socialiste e ka shtrirë kapjen politike të KLP-së me 11 anëtarë në dy drejtime, duke  kontrolluar 5 anëtarët joprokurorë që zgjedh Parlamenti dhe duke kontrolluar proçesin e zgjedhjes së 6 prokurorëve nëpërmjet presionit të Kryeprokurores së përkohshme antikushtetuese. 

"Ish bashkëkryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi tha se proçesi është korruptuar politikisht, që kur në ligj u vendosën filtra antikushtetues, që penguan konkurimin e lirë të juristëve avokatë, pedagogë dhe shoqërisë civile për 5 anëtarët joprokurorë', tha deputeti..

Oerd Bylykbashi kujtoi se Gjykata Kushtetuese në shumicë 4 me 3, e cilësoi antikushtues filtrin e vendosur nga maxhoranca në ligj, por numri 5 për ta rrëzuar zyrtarisht nuk u arrit, sepse Partia Socialiste bllokoi plotësimin e dy vendeve vakantë në Gjykatën Kushtetuese, duke mos e mbledhur asnjëherë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, që bën renditjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese. 

Deputeti i PD theksoi se veprimet e Partisë Socialiste për kapjen politike të Këshillit të Lartë të Drejtësisë kulmuan me emërimin kundër përcaktimeve të Kushtetutës të kryeprokurores së Përkohshme, nëpërmjet të cilës synojnë të kontrollojnë shumicën e 6 anëtarëve të tjerë prokurorë. 

Sipas Bylykbashit, lëvizjet joligjore që kryeprokuroja e përkohshme antikushtetuese po bën në prokurori, janë sinjali më i qartë i presionit ndaj prokurorëve. Bylykbashi tha se“në një sistem “de facto” të centralizuar, prokurorët nën presionin e lëvizjes nga vendi i punës do të votojnë sipas udhrave të një kryeprokuroreje politike, pa mandat, sepse është emëruar pa vetting dhe jo me 3/5-at. 

Deputeti Bylykbashi tha se me shumicën e KLP nën kontroll politik, qeveria nuk do të jetë e interesuar për konsensus në Parlament, por do të përcaktojë vetë se kush do të jetë Prokuror i Përgjithshëm dhe prej kujt do të përbehet Prokuroria e Posaçme Kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. 

Oerd Bylykbashi akuzoi se kapja politike e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Edi Rama shpreh frikën e tij se një drejtësi e pakontrolluar prej tij do të përplaste pas hekurave të burgut anëtarët e qeverisë dhe kriminelët që kanë pas. 
 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011321067810059
array(1) { ["section"]=> string(85) "bylykbashi-ju-zbuloj-skemen-si-ps-po-behet-gati-te-vendose-nen-kontroll-klp-ne-106916" }