Bylykbashi tregon modelin e ligjit 'Rozato': Bie teza e Ramës, Italia ka që në 1995 me koalicione të përbëra

Publikuar tek: politike, më 15:32 04-10-2020 Bylykbashi tregon modelin e ligjit 'Rozato': Bie teza e Ramës, Italia ka që në 1995 me koalicione të përbëra Oerd bylykbashi

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylybashi ka treguar edhe njëherë modelin e ligjit Rozato që përdoret në Itali dhe lejon koalicionet e përbëra në çdo nivel.

Ai tha se Italia që prej vitit 1995 mban zgjedhje me koalicione të përbëra, ndërsa shtoi s eme këtë ligj bie poshtë teza e ramës që nuk mund të hapen listat me koalicione të përbëra.

”Opozita e Bashkuar tashmë ka shpjeguar qartë qëndrimet e saj, sa i përket kësaj tentative të Ramës për të ndryshuar rregullat, që mos humbasë zgjedhjet thellë. Me aktualet i humbet.

E qartë që sido që ta bëjë sistemin, ne fitojmë. Në zgjedhjet e ardhshme të jetë i thellë, që mos i lërë shteg Ramës të ndryshojë sistemin në çdo formë që ekziston.

Janë bërë prezentë qëndrimet tona, faktori ndërkombëtar i ka të qarta shkeljet e standardeve të zgjedhjeve. Për OSBE dhe KiE.

Ndryshimet e nesërme nuk e ndryshojnë fitoren. Bara morale për ata që i dhanë mundësinë të ndryshonte kushtetutën në mënyrë të njëanshme, dispozita të caktuara shkojnë ndesh me rekomandimet e OSBE në të shkuarën, që i kemi trajtuar dhe i zgjidhëm. Rikthehen sërish.

Ai draft do të dërrmojë standardet e zgjedhjeve, por nuk pengon opozitën të fitojë zgjedhjet.

Gjykata Kushtetuese nuk ekziston 4 vite pas Reformës në Drejtësi. Modeli që propozon PS është antikushtetues. Koalicionet s’kanë të drejtë të propozojnë kandidatë.

Kushtetuta është në përputhje me koalicionin që kemi sot. Koalicioni i përbërë është marrë nga Italia, dhe sot është në fuqi në Itali. Ligji zgjedhor në fuqi italian, kemi Ramën që thotë nuk ekziston askund. Na jepni një rast të vetëm dhe tërihiqemi. E kemi marrë nga Italia me konsensus në 2003, pra PD_PS e morën me konsensus. Në 2017 parlamenti italian miratoi ligjin ‘Rozato’ që aplikon zgjedhjet për parlamentin italian me listë të përbërë. Është sto në fuqi.

Nga 1995, Italia aplikon listën e përbërë në nivel rajonal dhe të përbërë. Model që është përdorur në Francë apo Belgjikë. Por një model i madh është Italia. Bie teza e Ramës. Është në fuqi në një vend në Itali, një nga demokracitë më të mëdha në BE.

Është i mirënjohur edhe në institucionet. E përshkruajnë ekzakt si në Shqipëri. S’ka asnjë. Pretendimi se është e pamundur. Ja u kemi prezantuar dhe më parë modelin, jo me librin e trashë të PD, por me këtë fletë të thjeshtë. Opozitën e Bashkuar do ta pengojë por është e pamundur.”- tha Bylykbashi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Votimi i nesërm varros integrimin europian’, Bylykbashi dhe Vasili: Shqiptarët e kanë të qartë, t’i bëjë listat si të dojë Rama por në zgjedhje do dalë i humbur
‘Një ditë pas 5 qershorit u qurravit në Kuvend’, Vasili për Ramën: Ka vetëm një sëmundje, nuk do... »
Article Logic
Execution time: 0.011178016662598
array(1) { ["section"]=> string(111) "bylykbashi-tregon-modelin-e-ligjit-rozato-bie-teza-e-rames-italia-ka-qe-ne-1995-me-koalicione-te-perbera-222665" }