Byroja e Hetimit, Rama: Soli dhe Loli t’i tregojë publikut draftin e dakortësuar. Basha: Po luan bllofin

Publikuar tek: politike, më 18:02 11-02-2016 Byroja e Hetimit, Rama: Soli dhe Loli t’i tregojë publikut draftin e dakortësuar. Basha: Po luan bllofin

Kryeministri Edi Rama ka mostuar një mesazh të shkurtër në Twitter, ku i kërkon opozitës të tregojë se cili është drafti i dakortësuar për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Miratimi i papritur i projektligjit për Byronë Kombëtare të Hetimit duket se i zuri në befasi palët, ndërsa Partia Demokratike shprehu edhe qëndrimin e saj kundër draftit pasi sipas tyre nuk është ai për të cilin është dakortësuar Partia Demokratike, duke kundërshtuar varësinë e Byrosë Kombëtare të Hetimit nga Ministria e Brendshme.

“Soli & Loli thonë s'është ky drafti i dakordësuar për Byronë e Hetimit! Po mirë atëherë cili është drafti i dakordësuar? Tregojani publikut”, shkruan Rama në profilin e tij.

Pas statusit të kryemoinistrit ka reaguar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke thënë se Rama nuk pranoi të miratojë draftin me ndryshimin e Komisionit të Venecias.

Dielli me shoshë dhe e vërteta me rrena nuk mbulohen dot. Drafti që solli Rama sot në parlament ra më 21 dhjetor kur foli Venecia e tha se Byroja nuk mund të ketë drejtim tjetër veç prokurorisë. E ftova publikisht 3 herë ta miratonim me ndryshimin e Venecias dhe tha do pres prapë Venecian. Tani luan bllofin me draftin e skarcuar. S'i kam faj unë që njihet si gënjeshtar i çertifikuar nga Brukseli në Honolulu.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.01799488067627
array(1) { ["section"]=> string(84) "byroja-e-hetimit-rama-soli-dhe-loli-t-i-tregoje-publikut-draftin-e-dakortesuar-32325" }