“Ç’donte flamuri izraelit në protestën e 18 shkurtit dhe pse nuk flet askush për financimet e shërbimeve sekrete serbe në Shqipëri?”

Publikuar tek: aktualitet, më 20:30 01-03-2017 “Ç’donte flamuri izraelit në protestën e 18 shkurtit dhe pse nuk flet askush për financimet e shërbimeve sekrete serbe në Shqipëri?”

Diplomati dhe publicisti Shaban Murati duke shkruar mbi ditën e protestës së PD­së më 18 shkurt, flet për faktin e çuditshëm, por shumë pak të analizuar të valëvitjes së flamurit të Izraelit në atë protestë. Murati shtron pyetje por edhe akuzon:

“Për herë të parë në historinë e Ballkanit, të Shqipërisë dhe të demokracisë, në një protestë politike antiqeveritare në mes të Tiranës shqiptarët dolën edhe me flamurin e Izraelit. Askush në të dy trotuarët politikë, mediatikë, shoqëricivilistë dhe levantinistë nuk dha shpjegim dhe nuk kërkoi shpjegim përse organizatorët e lejuan këtë simbolikë të paprecedent, e cila shtoi listën e shumë gjërave sui generis shqiptare. Po nëse dikush, larg qoftë, në një protestë politike antiqeveritare në Tiranë të kishte ngritur flamurin e Turqisë, çfarë do të kishte ndodhur në trotuarët politikë, mediatikë, shoqëricivilistë dhe levantinistë shqiptarë?”.

Lidhur me debatet për Sorosin dhe rolin e tij në Shqipëri, Murati ka një tjetër qëndrim, ku përveçse akuzon ata që kanë përfituar nga paratë e miliarderit hebreo­amerikan, ngre edhe pikëpyetjen për mediat që nuk kanë folur kurrë për financimet e shërbimeve sekrete serbe në Shqipëri.

Ja statusi i plotë:

Se sa i mjerë është niveli moral dhe intelektual i “shoqërisë civile” në Shqipëri, e tregon fakti se nga dhjetra shoqata, fondacione, institute, borde dhe figura publike, që Xhorxh Sorosi i ka mbajtur me para për 25 vjet rresht dhe i ka bërë me vila, me apartamente, me shtëpi pushimi në det e në mal, nuk u ngrit asnjeri në mbrojtje të dorës, që i ka pasuruar.

Është një dëshmi, ndër të shumtat, se fjala “mirënjohje” nuk banon në fjalorin e gjuhës shqipe.

Përse gjithë kjo fushatë për Sorosin dhe milionat e dollarëve për njerzit e tij në Shqipëri dhe nuk pati kurrë fushatë për Sllobodan Millosheviçin dhe milionat e dollarëve për njerzit e tij në Shqipëri? Mirë, që po bëhen listat për njerëzit e Sorosit në Shqipëri, por si nuk u bënë kurrë dhe nuk po bëhen kurrë listat për njerzit e Millosheviçit dhe të Serbisë në Shqipëri?

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident te ‘Don Bosko’, shikoni ku ka përfunduar makina (Foto-Video)
“Maqedonia po Albanizohet me rritëm të shpejtë. Ivanov u çmend” »
Article Logic
Execution time: 0.011978149414062
array(1) { ["section"]=> string(135) "c-donte-flamuri-izraelit-ne-protesten-e-18-shkurtit-dhe-pse-nuk-flet-askush-per-financimet-e-sherbimeve-sekrete-serbe-ne-shqiperi-70411" }