'Ç'është ky qendrim jo diplomatik', Kryemadhi për Zgjedhoren: Yuri Kim ka qenë imponuese si për ne dhe për maxhorancën

Publikuar tek: politike, më 21:34 06-07-2020 'Ç'është ky qendrim jo diplomatik', Kryemadhi për Zgjedhoren: Yuri Kim ka qenë imponuese si për ne dhe për maxhorancën Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur sot për Reformën Zgjedhore dhe dakordësimin e marrëveshjes së arritur në tryezën e Këshillit Politik.

E ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", Kryemadhi tha se kjo ndodhi vetëm falë ndërhyrjes së ndërkombëtarëve dhe veçanërisht ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim.

Kjo e fundit sipas Kryemadhit iu imponua si opozitës dhe maxhorancës, e si përfundim marrëveshja u arrit.

"Pati një dakordësi e cila u mundësua,  se përplasja ishte e madhe për depolitizimin e komisioneve dhe funksionimi i KQZ,  nga ndërkombëtarët. Vetë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim shkruajti me dorën e saj dakordësimin e firmosur nga të katërt palët dhe ka qenë mjaft e fortë dhe imponuese për disa çështje si për opozitën dhe mazhorancën, gjë që në një farë mënyrë mund të thuash çfarë është ky qëndrim jo diplomatik, por përfundimi ishte dakordësimi i arritur dhe ecja e vendit përpara", tha Kryemadhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010272026062012
array(1) { ["section"]=> string(121) "c-eshte-ky-qendrim-jo-diplomatik-kryemadhi-per-zgjedhoren-yuri-kim-ka-qene-imponuese-si-per-ne-dhe-per-maxhorancen-213054" }