'Ç’më bënë maskarenjtë’, fjalët e fundit të Andi Malokut para se të vdiste

Publikuar tek: aktualitet, më 13:55 08-11-2019 'Ç’më bënë maskarenjtë’, fjalët e fundit të Andi Malokut para se të vdiste Andi Maloku

Andi Maloku, 24-vjeçari që ndërroi jetë dje në Spitalin e Traumës, ishte i vetmi prej të plagosurve që u transportua me urgjencë nga Spitali i Durrësit drejt Traumës në Tiranë, pasi plumbat e kishin kapur në shpatull dhe shtyllë kurrizore.

Bluzat e bardha kanë konfirmuar se 24-vjeçari ka ndërruar jetë në orën 18:20 minuta të pasdites së djeshme, ndërsa ata nuk kanë mundur ta shpëtojnë dot, pavarësisht përpjekjeve, pasi Malokut i ishin dëmtuar organet jetësore.

Ashtu në gjendje të rënduar, teksa mjekët po e çonin në aparaturën e skanerit ai mësohet të ketë thënë:

‘Nuk i ndiej më këmbët, ç’më bënë maskarenjtë’.

Nga atentati 1 nëntorit ku u godit makina në të cilën ndodheshin shoferi Maloku, prokurori i Durrësit Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi humbi jetën 24-vjeçari Maloku. Ai luftoi me vdekjen prej 6 ditësh, por plumbat në trupin e tij i morën jetën ditën e djeshme. Ai arriti të shmangte kasaphanën teksa manovroi autormjetin jashtë rrugës. Nga ky atentat mbetën të plagosur prokurori Ndoja dhe Landi Muharremi, të cilët tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074970722198486
array(1) { ["section"]=> string(78) "c-me-bene-maskarenjte-fjalet-e-fundit-te-andi-malokut-para-se-te-vdiste-185168" }