Ç'mendim keni për Besa Shahinin? Ish-ministrja Lindita Nikolla e justifikon: Vjen nga një mentalitet tjetër, jemi dy shtete të ndara...

Publikuar tek: politike, më 17:25 15-09-2020 Ç'mendim keni për Besa Shahinin? Ish-ministrja Lindita Nikolla e justifikon: Vjen nga një mentalitet tjetër, jemi dy shtete të ndara... Lindita Nikolla

Ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, sot drejtuese politike e qarkut Lezhë, është shprehur gjatë një interviste në edicionin informativ te abcnews, se Shahini ka pasur vështirësi të integrohet në vendin tonë, duke qenë se vjen nga një mentalitet tjetër, për sa kohë Kosova dhe Shqipëria janë dy vende të ndara.

Ajo tha se ish-kolegia e saj ka bërë një punë të mirë në postin e ministrit të Arsimit, duke theksuar se ka qenë një sfidë koha e tërmeteve dhe pandemisë në vendin tonë.

Pyetje: Çfarë mendimi keni për Besa Shahinin?

Lindita Nikolla: Jo për kortezi, por më duhet të them që Besës jo vetëm iu desh të përshtatej me një mentalitet tjetër, se mos harro që jemi dy shtete të ndara kemi ato ndasitë tona. Drejtoi Ministrinë e Arsimit në kohë të vështira. Tërmeti dhe pandemia ishin dy sfida. Dy momente që kërkonin një mobilizim të ri të gjithë sektorëve të arsimit. Ndaj unë mendoj që Besa ka punuar me shumë përgjegjshmëri ka bërë më të mirën në punën e saj. Çdo gjë është relative.

Pyetje: Përse nuk i shkoi deri në fund mandatit?

Nikolla: Këtë pyetje është më mirë t'ja bëni vetë asaj. Unë jam e prirë që ta besoj në ato që ajo ka komunikuar kur ka dalë dje në disa studio televizive.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010277986526489
array(1) { ["section"]=> string(136) "c-mendim-keni-per-besa-shahinin-ish-ministrja-lindita-nikolla-e-justifikon-vjen-nga-nje-mentalitet-tjeter-jemi-dy-shtete-te-ndara-220483" }