Ç’ndodhi në 8 mars? Gratë u dhunuan në ditën e tyre, ja cilat janë rastet

Publikuar tek: aktualitet, më 07:57 09-03-2017 Ç’ndodhi në 8 mars? Gratë u dhunuan në ditën e tyre, ja cilat janë rastet

Në ditën që supozohej të respektoheshin, të uroheshin, madje siç ndodh rëndom të merrnin edhe dhurata, 7 gra e vajza kanë rënë pre e dhunës në familje, raporton “Panorama”.

Policia ka arrestuar dy persona dhe 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për shkak të dhunës fizike e psikologjike që kanë ushtruar ndaj  bashkëshorteve, nënave dhe motrave të tyre.

Burimet thanë se në Ditën Ndërkombëtare të Grave, më 8 Mars, janë plotësuar kërkesë paditë për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes nga Gjykata, pas denoncimeve që kanë bërë vetë të dhunuarat në disa komisariate në vend.

Vetëm në kryeqytet janë denoncuar 4 raste. Ndërsa rastet e tjera të dhunës janë regjistruar në Durrës, Ersekë dhe në Berat. Ky fenomen këtë vit është një ndër prioritetet e Policisë së Shtetit.

Madje janë ngritur struktura të posaçme për të informuar, pritur dhe trajtuar rastet e grave dhe vajzave që dhunohen në familje.

“Nisur nga fakti se në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, vitin e kaluar, kemi pasur 827 ngjarje brenda marrëdhënieve familjare, me 943 të dëmtuar, nga të cilët 637 janë femra, duam të sensibilizojmë pjesën më vulnerabël të shoqërisë për dhunën në familje. Në vitin që kaloi, për 165 raste është plotësuar kërkesë padia për urdhër mbrojtjeje, 251 prej tyre janë bashkëshortet, 41 motrat e 106 fëmijët”, thonë drejtues të Policisë së kryeqytetit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident në autostradë, zetori i pret rrugën Golf-it, plagosen rëndë 3 kosovarë (FOTOT)
Arrestohet "eksperti" i falsifikimit të monedhave dhe është vetëm 23 vjeç (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.01258111000061
array(1) { ["section"]=> string(77) "c-ndodhi-ne-8-mars-grate-u-dhunuan-ne-diten-e-tyre-ja-cilat-jane-rastet-71277" }