Ç’po ndodh me BANKAT? BSH dhe Financat ndërhyjnë: Hiqen komisionet për kontributet vullnetare për tërmetin

Publikuar tek: ekonomi, më 16:27 27-11-2019 Ç’po ndodh me BANKAT? BSH dhe Financat ndërhyjnë: Hiqen komisionet për kontributet vullnetare për tërmetin Durrësi e kalon natën në qiell të hapur

Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë kanë ndërhyrë për heqjen e komisioneve për transfertat vullnetare dhe emergjencat nga bankat e nivelit të dytë.

E thënë ndryshe, paratë që mblidhen për t’i ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti nuk do të komisionohen, lajmin e bën me dije Shoqata Shqiptare e Bankave. Nuk dihet pse po ndodh kjo ndërhyrje ndërkohë që dihet se në të gjithë botën, transaksionet humanitare nuk taksohen.

Çdo lloj transaksioni, në para fizike apo me transfertë, në lekë apo monedhë të huaj, në favor të llogarive të hapura për “Kontribute vullnetare, Emergjenca” bëhet pa komision. Bankat që operojnë në Shqipëri, nuk ngarkojnë me komision asnjë nga këto veprime.

Për çdo shqetësim, mund të kontaktoni me bankën përkatëse ose me Shoqatën Shqiptare të Bankave, njofton Shoqata.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0078098773956299
array(1) { ["section"]=> string(111) "c-po-ndodh-me-bankat-bsh-dhe-financat-nderhyjne-hiqen-komisionet-per-kontributet-vullnetare-per-termetin-187545" }